28,04,2024

Mustafa pjesë e Forumit të ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të BE- Ballkani Perëndimor

Must Read

Në Shkup është mbajtur “Forumi i ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”, në kuadër të kryesimit të Finlandës me Këshillin e BE-së.

Në këtë Forum, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa para të pranishmëve ka biseduar për temat si: migracioni, terrorizmi dhe krimi i organizuar.

Me këtë rast, ministri Mustafa tha se menaxhimi i flukseve të migrantëve, luftimi i kontrabandimit me migrant dhe menaxhimi i integruar i kufirit është prioritet kryesor por edhe të në njëjtën kohë edhe sfidë kryesore.

“Ndryshimi i rrugëve të lëvizjeve migratore e cila ka ndikuar në rritjen e numrit të migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor është reflektuar edhe në Kosovë. Gjatë këtij viti janë 1 mijë e 600 migrantë që kanë hyrë në territorin e Kosovës apo 300 për qind më shumë se vitin e kaluar”, tha ministri Mustafa.

Ai bëri të ditur se deri më tani Kosova ka pasur kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e të gjithë migrantëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kryerjen e procedurave të nevojshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img