28,11,2025

Mustafa mirënjohës ndaj ish-luftëtarit britanik të UÇK-së

Must Read

mustafa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim veteranin luftëtar britanik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë takimit miqësor, ata biseduan për progresin e arritur në Kosovë viteve të fundit, zhvillimin e shtetit, progresin në ekonomi, hapjen e perspektivës për qytetarët dhe veçmas për të rinjtë e Kosovës.

Mustafa, me këtë rast, shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin që z.Harrison ka dhënë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, duke qenë një luftëtar i paepur për çlirimin e Kosovës.

“Kosova dhe populli i saj i janë përjetë mirënjohës dhe respektojnë luftën e sakrificën e çdo luftëtari, kontributin e shteteve mike perëndimore e më gjerë si dhe angazhimin vullnetar të luftëtarëve siç është Jon Harrison, i cili luftoi me tërë qenien për të vetmen kauzë, lirinë e Kosovës”, tha kreu i Qeverisë duke e vlerësuar vendimin për emërimin e nesërm të një rruge në Prizren, me emrin e luftëtarit të dalluar, Jon Harrison.

Luftëtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, gjatë takimit, shprehu lidhjen e posaçme emocionale dhe reale që ka me popullin dhe me shtetin e Kosovës.

Harrison, po ashtu, e përgëzoi kreun e ekzekutivit për lidershipin dhe për progresin që po arrihet në Kosovë në këtë fazë.

Luftëtari britanik i Kosovë, shprehu përkushtimin e tij për të kontribuar për ecjen e vendit tonë përpara, transmeton Klan Kosova.

The post Mustafa mirënjohës ndaj ish-luftëtarit britanik të UÇK-së appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img