06,05,2024

Gjithçka gati për fillimin e Festivalit të Teatrove të Kosovës në Ferizaj

Must Read

 Ferizaj.18.10.2016. Nga 21 deri më 27 tetor në Ferizaj do të mbahet edicioni i 46-të i festivalit tradicional të teatrove. Gjatë kësaj ngjarjeje kulturore, në teatrin profesional të qytetit “Adriana”, do të jepen shtatë shfaqje zhanresh të ndryshme të cilat vijnë nga teatrot e Kosovës e Shqipërisë.

Në natën e parë paraqitet teatri kombëtar, në të dytën ai i Gjilanit, në natën e tretë, qendra Multimedia nga Prishtina, në të katërtën trupa e teatrit të Podujevës, në natën e pestë teatri i Gjilanit, në natën e parafundit teatri i Shkodrës ndërsa në natën finale, teatri i Ferizajt me shfaqjen “Piramida”.

Drejtori i Kulturës në Ferizaj, Naim Ferati tha se ky eveniment kulturor po e ruan fizionominë e dikurshme, duke promovuar vlera artistike. Shtoi se janë përkushtuar edhe në një përzgjedhje profesionale të shfaqjeve garuese.

Drejtori i teatrit të Ferizajt, Fatmir Hyseni, njëherësh edhe regjisor i shfaqjes “Piramida” që Ferizajn do ta përfaqësojë në festivalin e teatrove, tha se qysh të mërkurën nis shitja e biletave për dashamirët e artit skenik. Në emër të Këshillit organizativ të Festivalit, ai bëri me dije se si rëndom, do të ketë edhe aktivitete përcjellëse të festivalit.

Në këtë konferencë me gazetarë, drejtues të kulturës në Ferizaj thanë se brenda këtij viti në teatrin e Ferizajt do të jepet edhe premiera e shfaqjes “Psikozë e katërt e 48-ve” në regji të Fatos Berishës. Regjisori Berisha tha se po punojnë me ambicie që kjo dramë angleze të tejkalojë kufijtë e vendit.

E, drejtori i kulturës, Naim Ferati bëri me dije se në kompletim e sipër është edhe juria e festivalit, e cila në krye do të ketë Petrit Malajn nga Tirana. Të gjitha shfaqjet të cilat në fund do të marrin edhe çmime, do të jepen në teatrin “Adriana” në orën 19:00.

Festivali i Teatrove në Ferizaj, mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Mbështetet financiarisht edhe nga Ministria e Kulturës dhe donatorë të tjerë.

14718832_1297462240288596_9198211305725971837_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img