17,05,2024

Mustafa Grainca: KF Ferizaj privatizohet gjatë verës

Must Read

Kryetari i ri i klubit të futbollit “Ferizaj”, Mustafë Grainca, i cili pardje u zgjodh në këtë detyrë, të cilën më herët e kishte ushtruar Sadush Rysha, thotë se si udhëheqës i ri, i ka dy  objektiva të cilat i ka në plan t’i realizojë.
“Synimi kryesor është që klubin tonë në këtë gjendje që ka sot në tabelën e klasifikimit ta ruajmë dhe ta ngrisim atë dhe të jemi pjesë e super-ligës edhe në kampionatin e ardhshëm, dhe objektivi i dytë ngritja e klubit në një standard më të lartë  në organizimin menaxherial dhe të luftojmë për më lartë”,tha Grainca.

Grainca, tha se sonte do të zyrtarizohet trajneri i ri i klubit, Bylbyl Sokoli dhe se fondi i lojtarëve është rritur edhe me prurje të reja.
“Nga dita e djeshme ne jemi në negociata me trajnerin Bylbyl Sokoli, ai ka ardhur sot me kërkesën time por ende nuk është zyrtarizuar, ne sonte do të mbajmë një takim, edhe pse marrëveshja është arritur, por sonte do të zyrtarizohet”,tha Grainca.

Si objektiv të dytë Grainca shpalosi planin që klubi i futbollit “Ferizaj”, deri në verë të privatizohet, si mënyrë e vetme e zhvillimit dhe profesionalizimit të mëtutjeshëm të këtij sporti në qytet. 
“Kemi edhe obligime nga kryetari që të fillojmë edhe procesin e privatizimit të klubit nga statusi i OJQ-së në atë privat, e pastaj do ketë krejt diçka tjetër edhe në organizim edhe në financimin e aktivitetit të klubit, së shpejti do fillojmë këtë proces dhe brenda 3-4 muajve ne do ta ndërrojmë statusin e klubit, dhe klubi do të jetë klub privat”,tha Grainca.
Klubi i futbollit Ferizaj gjatë sezonit vjeshtor mbeti pothuajse  në fund të tabelës.

Stinori i ri i Superligës së Kosovës fillon më 14 shkurt, transmeton Televizioni Tema.



- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img