11,09,2025

Mustafa e Selimi s’i binden Antikorrupsionit

Must Read

Qeveria nuk i është bindur gjetjes së Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) përkitazi me konfliktin e interesit të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili njëkohshëm ushtron dy funksione, shkruan sot Koha Ditore.

Selimi nuk ka hequr dorë nga asnjëri funksion e kryeministri Isa Mustafa vazhdon ta tolerojë këtë situatë.

Gati tre muaj më parë kreu i Qeverisë e pati emëruar Selimin në pozitën e koordinatorit nacional në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e granteve qindramilionëshe të agjencisë qeveritare amerikane, Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

Vendimi ia mundëson Selimit që njëkohshëm të mbajë edhe pozitën e zëvendësministrit në Qeveri. Po kështu, edhe që të realizojë dy lloj të ardhurash nga buxheti i shtetit.

Por Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar se “këto dy funksione nuk mund të ushtrohen njëkohësisht për shkak se ekziston konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img