13,11,2024

Murat Meha: Garantoj se asnjë centimetër e Kosovës nuk ka mbetur në anën e Malit të Zi

Must Read

Murat Meha, kryesuesi i Komisionit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi, fillimisht sqaroi kompetencat që kishte komisioni dhe përbërjen e tij. Ai po ashtu rikujtoi sipërfaqet që kanë Kosova dhe Komuna e Pejës, të cilat sipas tij janë po ato që ka pasur para demarkacionit.

Komisioni tha ai ka kryer detyrën në përputhje me udhëzimin nga Qeveria dhe me përgjegjësi e profesionalizëm. Përmendi bashkëpunimin me institucionet relevante të vendit dhe ato lokale – të Pejës, Deçanit, Istogut, Junikut.

Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit ka mbajtur 16 takime bilaterale me komisionin përkatës të Malit të Zi. 20 takime me qytetarët dhe kryetarët e komunave kufitare me Malin e Zi. Me ta është arritur pajtimi i plotë, tha ai. Meha përmendi edhe sulmet fizike që iu kanë bërë atij nga përfaqësues subjektesh të caktuara gjatë raportimit zyrtar për punën e Komisionit në shënjimin e kufirit me Malin e Zi, por edhe në rrugë.

Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit nuk ka ndryshuar territor, as kufij të Kosovës, as të komunave. Komisioni garanton se nuk ka asnjë provë që ka mbetur në anën e Malit të Zi qoftë edhe një centimetër tokë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën në rajonin e Ferizajt

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 13.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img