Por motrat kosovare nuk po e lënë me kaq, ato kanë filluar të ngritin padi ndaj të vëllait.
Nasibe Bukleta nga Peja thotë se ka 14 vjet që është nëpër gjykata dhe ende nuk është zgjidhur rasti i saj. Ajo ka paditur vëllain e saj për mos ndarjen e pasurisë së trashëguar nga babai.
“I jam drejtuar gjykatës për të marrë hisen e babait. Dua të marrë pronën që më takon nga trashëgimia e babait dhe nënës”, thotë Bukleta për gazetën. Por, bënë të ditur se familja nuk e pranon më si më parë pasi e kërkoi hisen nga vëllai.
Ajo thotë sesi rasti i saj është endur nëpër gjykata pa u dhënë ndonjë verdikt përfundimtar deri më tash. “Katër herë kam shkuar në apel dhe përgjigja që me jepej jo s’është e kryer ende”.
Bukleta thekson se ndikon shumë që është femër dhe nuk i takon pasuria. “As gjykatave, s’po iu besojë më ,as avokatëve, as komunave sepse po zvarrisin çështjen”, thotë ajo duke rrëfyer se është bërë shprehi që sapo shkon në gjyq t’i drejtohen palës me fjalët : “Për 10-15 vjet nuk kryhet ky muhabet (çështje)”, që sipas saj po i zhgënjen femrat t’i drejtohen gjykatave.
Edhe Gima Ahmeti thotë se po kërkon pronën e saj nga familja. Ajo thotë se prej se po kërkon pronën e saj nga i vëllai, familja nuk flet më me të. “Dua vetëm pjesën që më takon sipas ligjit”, thotë ajo për “Zërin”.
Ajo thotë se tani ka problem sepse e ka vështirë nga kadastri të marrë dokumentin që ia mundëson që pronën ta vendos në emër të saj. “Ka një vit që kërkojë në kadastër dokumentin në kadastër, jo shko gjykatë jo andej jo këndej dhe po zvarritet ende”.
Ahmeti thotë se femrat frikësohen të kërkojnë trashëgiminë, pasi sipas saj po ta bëjnë këtë i humbin anëtarët e familjes. “Familja më nuk iu flet sikurse po ndodh me mua”, thotë ajo për gazetën.
Miradije Gashi drejtoreshë e OJQ-së “Venera” thotë së pari femra po përjashtohet prej marrëveshjes familjare, kurse rasti i dytë kur fillon procedura së pari procedura administrative përjashtohen nga akti i vdekjes(të prindit), aty nuk figuron motra në aktin e vdekjes.
“Gjykata nuk i fton sepse nuk figuron motra. Është një farë rruge që femrat po i përjashton prej trashëgimisë”, thotë ajo.
.