11,02,2026

Mobilizohet Kosova, Mehaj kërkon prezencë më të madhe të KFOR-it në Veri

Must Read

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se me qëllim të koordinimit të ngushtë me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajar.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ka kërkuar prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj.

“Gjithashtu me Gjeneral Kajar u pajtuam rritet koordinimi në mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it , si dhe që të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img