15,05,2024

Mobilizim i jashtëzakonshëm i PDK–së në Ferizaj

Must Read

Mobilizim i jashtëzakonshëm po ndodh në strukturën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Mijëra aktivistë, drejtues politik e vullnetarë të forcës sonë politike, kanë përveshur mëngët për të jetësuar platformën politike e vizionin qeverisës të Kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli.

Së fundmi, Grupi Punues në kuadër të Shtabit Zgjedhor të PDK-së së Ferizajt, po takohet vazhdimisht me nëndegët e forcës sonë politike për të përçuar mesazhet e ndarë udhëzimet nga niveli qendror i partisë për një organizim më të gjerë e më efikas zgjedhor. Këto takime dobiprurëse për të elaboruar vizionin qeverisës po japin rezultatet e pritshme. Shumë të rinj e të reja tashmë i janë bashkuar këtij projeksioni politik.

Dekada e Re është singla fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 Tetorit. Mijëra qytetarë kanë përqafuar këtë vizion që në themel ka shtet ndërtimin dhe ecjen më të shpejt të Kosovës në integrimet euro-atlantike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img