Ai thotë se në Debellde u burgos gjatë luftës në Maqedoni, ngase bartte të plagosur për në Kosovë dhe sipas tij nga KFOR-i u mbajt për dy vjet në burg.
Thotë se Ali Ahmeti nuk ua ka rregulluar shumicës statusin e veteranit dhe se tani kam mbetur rrugëve, për të jetuar nga skarpi dhe kënaçet që i grumbullon gjatë ditës.
Për të arritur në lagjen e ‘Karagaçit’, aty ku është shkolla ‘Vaso Pashë Shkodrani’ dhe ish-hoteli ‘Karagaçi’, është një copë rrugë me një tatëpjetëve të theksuar, e cila për ata që bartin diçka apo shtyjnë ndonjë karrocë nuk është fare e lehtë. Gjersa një pasdite të vonë ngjitesha asaj rruge, pak pa arritur te shkolla, takova një burrë që kishte një karrocë përpara e që ishte ndalur të pushojë pak, ngase karroca dukej e ngarkuar.
“Jeta të detyron të bësh shumëçka që nuk është as e lehtë”, thotë ai.
Ceroviku, i cili u shpreh se që gjashtë muaj ka ardhur së bashku me bashkëshorten e tij në Pejë për shkak se, siç u shpreh, Peja është nëna e fukarasë. Këtu njerëzit janë të mirë, duan të ndihmojnë”. Bashkimi është i hidhëruar në eprorët e tij.
“Ali Ahmeti nuk na e rregulloi shumicës nga ne statusin e veteranit, ani pse ne nuk kishim shkuar të luftojmë për të, por për trevat tona shekullore, që shqiptarët që jetojnë aty të jenë zot në shtëpitë e tyre. Atje ishim të gatshëm të japim jetën”, u shpreh Bashkimi.
“Ne në atë luftë nuk kemi shkuar për dekorata e as përfitime, por as nuk e kemi merituar ketë tretman në shoqëri, as në Kosovë e as në Maqedoni. Tani kam mbetur rrugëve për të jetuar nga skarpi dhe kënaçet që i grumbulloj gjatë ditës. Ndoshta duket e pakapshme, por ky është realiteti i Kosovës, ani pse disa nga shokët e mi shëtisin me xhipa të zinj, kurse unë po e shtyj këtë karrocë të improvizuar me skarp dhe kënaçe”, thotë ai./Kosova Sot/