Nga takimet shumë permbajtësore të mbajtura mes Kuvendit të Rinjëve të Ferizajt dhe disa psikologëve të Komunës sonë, me synim vlerësimin e gjendjes në fushën e shëndetit mental në Ferizaj dhe me idenë për të stimuluar mirëmbajtjen e shëndetit mental tek qytetarët tonë, me theks të veçantë tek të rinjtë, të dhënat e mbledhura vijojnë si më tutje:
Mirëmbajtja e shëndetit mental dhe këshillimi profesional është një nevojë e duhur dhe e zakonshme për qytetarët tonë, si dhe për popullatën e çdo vendi. Problemet më të shpeshta për të cilat rekomandohet këshillimi me psikologë vlerësohet se janë: ndryshimet gjatë adoleshencës, bullizmi, stresi, depresioni, ankthi, abuzimi me substanca narkotike, problemet me shqisa, rënia e suksesit në shkollë, neglizhimi, problemet familjare, mungesa e vetëbesimit dhe kohëve të fundit edhe ndikimi pandemik. Në gjithë këto probleme qytetarët duhet gjithmonë ta konsiderojnë vizitën te psikologu, i cili mund të jetë udhërrëfyes për ta, një profesionist, një person që nuk paragjykon dhe një person që parim bazë e ka konfidencialitetin e secilit që e trajton.
Ne inkurajojmë qytetarët tonë që të thyejnë tabutë ekzistuese rreth kësaj teme, dhe të mos hezitojnë të paraqiten tek psikologu, sepse tani për tani hezitimi është i pranishëm, e një pjesë e madhe e pacientëve janë persona të paraqitur vetëm pas insistimit të rrethit të tyre.
Gjithashtu vlen të theksohet se në vendin tonë ekziston nevojë e lartë për rritje të stafit dhe kapaciteteve mbuluese për fushën në fjalë.
Pavarësisht se tek ne niveli në fushën e shëndetit mental nuk është ende i kënaqshëm, prap sinjale pozitive kemi, pasi që nga viti në vit rastet që kanë nevojë për ndihmë profesionale dhe e marrin po atë ndihmë është në rritje.
Faza më delikate në të cilën psikologu është një ndihmesë serioze dhe e duhur paraqitet adoleshenca, mirëpo edhe moshat tjera nuk duhet asesi të neglizhohen.
Një karakteristikë tjetër është dallimi mes gjinive gjatë paraqitjes tek psikologu, pasi që femrat tregohet se paraqiten në numër më të madh se meshkujt, situatë kjo jo në rregull, e cila tregon se pavarësisht nevojës, tek meshkujt eksiston hezitim më i madh.
Shëndeti mental është i rëndësishëm, qëndroni pranë njëri-tjetrit!
Informacionet e lartëcekura janë në konsultim me profesionistët e fushës.
Psikologët bashkëpuntorë:
Arjeta Musliu
Gyltene Dërguti
Doruntina Sojeva
Psikologët e shkollave:
“Astrit Bytyçi”
“Shaban Hashani”
“Gjon Serreçi”
“Jeronim De Rada”
” Tefik Çanga”
“Ganimete Tërbeshi”