04,05,2024

Miratohet Ligji i rimëkëmbjes dhe i diskriminimit të një pjese të qytetarëve

Must Read

Pas disa muajve me shumë seanca të dështuara, më në fund është miratuar Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në lexim të dytë,
Në Kuvendin e Kosovës pro këtij Projektligji kanë votuar deputetët e LDK’së, AAK’së, PDK’së, Nismas, AKR’së dhe komuniteteve pakicë.
Ky ligj ka marrë  vota 72 për,  asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kjo seancë e jashtëzakonshme u thirr me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza.

PDK’ja ka votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë, kjo pasi LDK’ja ka plotësuar kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img