06,05,2024

Ministria tregon si do të zëvendësohen orët e humbura nga greva, SBASHK-ut si ndihet zani

Must Read

Ministri Bytyqi merr vendim për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBAShK-u.

Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim:

5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019;

5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019;

5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019;

Në anën tjetër kryesindikalistët e SBASHK-ut përkundër deklaratave  se do të organizojnë takime me mësimdhënësit  për mënyrën e kompensimit të ditëve të humbura dhe a do të kompensohen  ato, ata “bënë qef” në Ankara në një takim të sindikalistëve në Ankara të Turqisë.

Kujtojmë se gjatë gjithë kohës së  grevave po këta udhëheqës ishin shumë të zëshëm dhe thonin se më ligjin mbi grevat ditët e humbura  nuk do të kompensohen.

Në kohën kur do të duhej të ishin aktiv dhe të ishin pjesëmarrës në këtë proces ata ishin në Turqi, dhe  organizimin e grevave  e proklamuan si një fitore të SBASHK-ut, e mësimdhënësit si zakonisht nuk i pyeti askush.

” Ju përshëndes në emër të gjithë të punësuarve në arsimin e Kosovës, të cilët me përkushtim, grevë, dialog e sakrificë e mbrojtën figurën e mësuesit dhe të punësuarve tjerë në arsim të cilët tentuan ta zbehin institucionet me ligjin për paga. SBASHK-u  është përgëzuar nga shumë sindikata pjesëmarrëse për unitetin e treguar gjatë gjithë grevës dhe për arritjet e shënuara në vazhdimësi” thuhet në një njoftim  i SBASHK-ut nga ky takim në Ankara

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një femër 30 vjeçare, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Sot në orët e mëngjesit është zhdukur një femër 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmin e kanë bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img