Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se nga sot ka filluar me pagesën e skemave pensionale dhe sociale, një jave para kohës së rregullt, me qëllim të shmangies së radhëve para bankave komerciale, për të ruajtur shëndetin tuaj, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore.
Në një njoftim për media kërkohet nga përfituesit të kenë kujdes të shtuar dhe t’i ndjekin këto udhëzime:
Të shfrytëzojnë makinat automatike (bankomatet) për tërheqje dhe të evitojnë radhët e panevojshme sepse mundë të rrezikojnë shëndetin e tyre.
Tërheqja e mjeteve financiare të bëhet në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje në mënyrë që të parandalohet përhapja e ‘corona virusit’.
Të bëjnë pagesa me kartela bankare, pa kosto shtese (jo tërheqje të parasë së gatshme) ose të shtyjnë tërheqjen e mjeteve financiare për një ditë tjetë r gjatë muajit, pasi që bankomatet dhe degët e bankave janë në gjendje të mirë dhe të gatshme për t’iu përgjigjur secilit qytetar që donë të bëjë tërheqjen e mjeteve financiare.
Ndërsa për asistencën/ndihmën sociale, pagesat do të bëhen një javë para afatit të rregullt më 24 mars.
Ministria e Financave dhe Transfereve gjithashtu njofton se sistemi bankar është stabil, dhe mjetet në llogaritë bankare janë tërësisht të sigurta.