04,05,2024

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka vizituar shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj

Must Read

Këtë të martë ministri në detyre i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i shoqëruar edhe nga drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afim Llabjani, kanë vizituar shkollën “Gjon Serreçi” me ç’rast nga afër janë njoftuar në lidhje me problemet me të cilat ballafaqohet kjo shkolle.

Ministri Bytyqi, me këtë rast ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë që kjo shkollë të punojnë në dy ndërrime, duke siguruar një objekt të ri, ose që nxënësit të barten në ndonjë shkollë tjetër.

“Sot së bashku me drejtorin e DKA-së erdhëm me vizituar shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj. Përveç asaj që është një vizitë në shkollë ne kemi ardhur edhe për disa shqetësime të cilat kanë ardhur nga prindërit dhe shoqëria civile për të parë nga afër se cila është gjendja në këtë shkollë. Kjo shkollë ka një traditë që është gjë e mirë. Ne diskutuam gjatë edhe me drejtorin e DKA-së dhe me drejtorin e shkollës pasi që kjo shkollë ka një numër të madh të nxënësve dhe është me tri ndërrime dhe diskutuam për një mundësi që këtë shkollë ta kthejmë në dy ndërrime”, ka thënë ministri Bytyqi.

Ndërsa, drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, tha edhe pse shkolla ka një infrastrukturë e vjetërsuar sukseset e nxënësve të kësaj shkolle asnjëherë nuk ka munguar.

“Kjo shkollë ka shumë nxënës dhe një infrastrukturë të vjetërsuar, por që nuk mungojnë rezultatet e sukseseve asnjëherë. Ne kemi informuar ministrinë që jemi në ndërtime sipër të një shkolle e cila planifikon dhe mundëson kalimin e shkollës “Gjon Serreçi” në shkollën “Shaban Hashani”, ndërsa ata të kalojnë në shkollën e re. Ne do ta krijojmë ata hapësirë e cila do të jetë e mjaftueshme për shkollën “Gjon Serreçi” dhe do të krijohen kushte më të mira për një proces normal”, ka thënë drejtori Llabjani.

Drejtori i Shkollës fillore “Gjon Serreçi”, Nazmi Heta tha se me ndihmë e Ministrisë së Arsimit do t’i sigurojmë nxënësve një hapësirë më të madhe.

Shyqyri Bytyqi ka vizituar shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img