07,05,2024

Ministri Likaj thotë se mësimi do të fillojë në tri faza – kërkohen një mijë mësimdhënës shtesë

Must Read

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se në dy muajt e fundit kanë hartuar një mastër plan për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Kemi pasë bashkëpunim me Ministrinë  Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik dhe kemi hartuar udhëzuesin e përgjithshëm për mësim në kushte pandemie që ka marrë vizën e gjelbër nga këto dy institucione. Kemi paraparë fushatë vetëdijësuese”.

“Kemi hartuar një vendim për fillimin e mësimit në tri faza –  1 shtator, 7 shtator dhe  10 shtator grupi tjetër  në bazë të mundësive të drejtorive të Arsimit.  Kam  pasur vizita në pjesën dërmuese të komunave dhe kam parë bashkëpunim. Komunat kanë shpreh dëshirën që viti i ri shkollor të fillojë në objekte shkollore”.

Prezantimi më i detajuar i master planit për nisjen e mësimit është thënë se do të prezantohet javën tjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img