08,05,2024

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi zgjodhi Ferizajn që ta ndjek shënimin e Ditës Olimpike

Must Read

Këtë të hënë edhe fëmijët ferizajas i janë bashkuar olimpiadës së vrapimit në kuadër të Ditës Olimpike. Në këtë olimpiadë fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës në vitit 2008 kanë vrapuar dhe janë inkurajuar që të merren sa më shumë me sport. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu. Ministri Gashi tha se është një ngjarje me rëndësi të veçantë për sportin në veçanti për të rinjtë pasi që Olimpiada është një mundësi për të rinjtë që të tregojnë aftësitë e tyre në sporte të ndryshme.

“Është një ngjarje e rëndësishme botërore është nder që sot gjendem në qytetin e Ferizajt bashkë me kryetarin Aliu, ky aktivitet mbahet në 88 komuna të Kosovës. Të rinjtë e shtetit tonë kanë mundësi që të shprehin aftësinë e tyre në sporte të ndryshme pasi ne presim medalje të arta nga të rinjtë tonë”, ka thënë ministri Gashi.

Ai tutje ka theksuar se qyteti i Ferizajt ka përfituar grante nga ministria të cilën ai e drejton, si dhe ato do të vazhdojnë me bashkëpunim të dyanshëm.
“Qyteti i Ferizajt ka qenë fitues i shumë granteve sportive nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, besoj se ky bashkëpunim do vazhdojë prapë”, është shprehur ministri Kujtim Gashi.

Me një fjalë rasti garuesve iu drejtua edhe i pari i qytetit Agim Aliu, ku tha se sporti në Ferizaj po kthen namin e dikurshëm si dhe po arrin të sjell kupa në qytetin tonë, po ashtu u shpreh falënderues ndaj ministrit Gashi që zgjodhi qytetin e Ferizajt për të hapur Olimpiadën 
“Falënderoj ministrin Gashi, që sot ka ardhur të hap Olimpiadën në Ferizaj kjo tregon më së miri se Ferizaj është qytet olimpik dhe pikërisht kjo tregon se Qeveria e Republikës së Kosovës është në mbështetje të rinisë së Ferizajt si dhe të Republikës së Kosovës, ky bashkëpunim është tregues i qartë i sukseseve në sport nga klubet tona ku në këtë sezon sportistët tanë kanë sjellë edhe kupa”, ka thënë Kryetari Aliu.

I pari i Komunës Agim Aliu, tha se sot me ministrin do të nënshkruajnë edhe disa marrëveshje në të mirë të sportit dhe qytetarëve të Ferizajt, duke përmendur këtu edhe pishën gjysmë olimpike e cila do të bëhet në qytetin e Ferizajt.

“Ne sot me ministrin do të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje në të mirë të sportit, në të mirë të të rinjve dhe të rejave të qytetit tonë, si dhe të gjithë dashamirëve të sportit në qytetin tonë”, ka thënë Kryetari Aliu, përderisa ka shtuar se Ferizaj është qytet i veçantë, është qytet i diversiteteve, është qytet i matjes dhe garave midis vlerave si dhe uroi nxënësit, në suksese të mëtutjeshme në çdo garë brenda dhe jashtë Republikë së Kosovës” tha kryetari Aliu.

Në garë morën pjesë të gjitha shkollat fillore të Komunës së Ferizajt në të dy gjinitë, ndërsa vendin e parë në konkurrencën e femrave e zuri nxënësja Vanesa Reka nga shkolla “Liman Rekaj”, ndërsa në konkurrencën e meshkujve vendin e parë e zuri nxënësi Adriatik Qerimi nga shkolla “Muharrem Shemsedini”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img