29,11,2024

Ministri i Arsimit kërkon nga DKA-të zëvendësimin e orëve të humbura në greva dhe rrespektimin e vendimit për ndalim të telefonave në shkollë

Must Read

Ministri i Arsimit , Shyqiri Bytyqi, në një takim  me Drejtoiër e Drejtorive  Komunale ka diskutuar për mundësinë e zevëmndësimit të orëve të humbura  gjatë grevës së mësimdhënësve  të organizuar nga SBASHK-u.

Gjithashtu temë diskutimi ka qenë edhe zbatimi i  vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë procesit mësimor.

Me këtë rast Ministri Bytyqi ka paralajmëruar se do të merren masa  ndëshkuese  dhe do të bëhen  publike  emrat e shkollave, të cilat  nuk marrin masa  rreth zbatimit të këtij vendimi.

Kjo është  deklarata e plotë e Ministrit Bytyqi nga mbledhja e mbajtur me Drejtorët e Drejtorive të Arsimit

Takova sot drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), me të cilët bisedova për shumë çështje të arsimit dhe përgatitjet për procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar.

Në takim, diskutuam mundësitë e zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim dhe kohën më të përshtatshme kur mund të bëhet ky zëvendësim. Pas dikutimeve të shumta dhe sygjerimeve të marra nga përgjegjësit e arsimit nëpër komuna, MAShT do të dalë me një vendim të detajizuar për kompenzimin e orëve të humbura.

Po ashtu, me përgjegjësit për arsim në komuna biseduam rreth zbatueshmërisë së vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë procesit mësimor.

Theksova se vendimi duhet të zbatohet në tërësi në bazë të Udhëzimit Administrativ dhe kërkova raporte nga DKA-të rreth zbatueshmërisë së këtij vendimi.

Rreth kësaj çështje, paralajmërova se do të merren masa ndëshkuese dhe do të bëhen publik të gjithë emrat e shkollave, të cilat nuk marrin masa rreth zbatimit të këtij vendimi.

Gjithashtu, i përgëzova komunat, të cilat janë duke e zbatuar vendimin, në veçanti komunën e Hanit të Elezit, komunë në të cilën në dy ditët e para të hyrjes në fuqi të vendimit, janë konfiskuar rreth 60 telefona.

Me drejtorët e arsimit diskutuam edhe për përgatitjet për Maturën 2019, me ç’rast paralajmëruam fillimin e debateve nëpër komuna, në mënyrë që ky proces i rëndësishëm të jetë sa më i organizuar dhe të nxirren rezultate sa më reale.

Gjatë këtij takimi, kërkova vëmendje të shtuar nga DKA-të dhe menaxherët e shkollave, që të identifikojnë në kohë rastet e dhunës, apo keqpërdorimeve të ndryshme në shkolla. Theksova se mësimdhënësit pa integritet duhet të identifikohen sa më parë, sepse për të tillët nuk do të ketë vend në institucionet arsimore.

Rreth kësaj, në këtë takim vendosëm që të vendosen kutitë e ankesave në të gjitha institucionet arsimore, të cilat fillimisht do të menaxhohen nga Inspektorati i Arsimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img