09,05,2024

Ministri Gashi i kënaqur me dinamikën e punimeve, paralajmëron edhe renovimin e stadiumit ndihmës

Must Read

Investimet që po ndodhin në infrastrukturën sportive dhe kulturore në Ferizaj u mbikëqyren sot nga vet ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashkë me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Këta të fundit të shoqëruar me drejtorë departamentesh, zyrtarë komunal inspektuan punimet në projektin e ndërtimit të Qendrës së Sporteve dhe Panaireve në Greme si dhe stadiumin ndihmës i cili së shpejti do t’i nënshtrohet një renovimi thelbësor.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu duke i paraqitur ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, dinamikën e punimeve në këtë projekt u shpreh se kjo qendër e nisur së ndërtuari tash e gati një vit paraqet një vepër kulminante në infrastrukturën sportive dhe mundësi për biznesin e kësaj zone dhe më gjerë në promovimin e produkteve të tyre.

Në anën tjetër, i interesuar të shoh çdo cep të kësaj ngrehine, punimet e së cilës po zhvillohen me intensitet të lartë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi mbeti më përshtypje pozitive për punimet e kryera në afat kaq të shpejt dhe cilësinë e tyre.

Njëkohshëm, në këtë vizitë të të parit të kulturës, rinisë dhe sportit, u vizitua edhe Stadiumi ndihmës në Ferizaj, ambientet e brendshme dhe terreni i së cilit do t’i nënshtrohet një renovimi thelbësor me qëllim ngritjen e standardit dhe cilësisë infrastrukturore në zhvillimin e ndeshjeve sportive dhe aktiviteteve të tjera të organizuara nga autoritetet lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img