Ministri i Financave Bedri Hamza në këtë 6 (gjashtë) mujor të mandatit të tij, duke e dëshmuar menaxhim transparent të financave publike, rikthimin e qëndrueshëm fiskal përmes Buxhetit të vitit 2018, duke respektuar Rregullën Fiskale, deficitin buxhetor dhe duke marr vendime në funksion të përmirësimit të ambientit të bërit biznes përmes vendimeve, të cilat janë në fuqi nga 01 janari 2018 për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës, si dhe masave tjera të reja fiskale të planifikuara për të ardhmen, ka arritur që shtetit të Kosovës ti sjell në formë të garantëve shumën prej 73,886,000 euro.
Kjo shumë e mjeteve e cila i është dhënë Ministrisë së Financave në emër të shtetit të Kosovës për arsye të seriozitetit të treguar profesional dhe transparent, do ta ndihmoj zhvillimin e ekonomik të vendit tonë, që është edhe synim i Ministrisë së Financave, që bartës i zhvillimit ekonomik të jetë sektori privat.
GRANTET E MARRA NË TM4 2017 dhe TM1 2018 |
|||||||
No. |
Donatori |
Projekti |
OB përfituese |
Shuma në EUR |
|||
1 |
BERZH |
Grant për projektin e Rrugëve Rajonale |
Ministria e Infrastrukturës |
320,000 |
|||
2 |
KFW |
Granti për Rritjen e Kapitalit të Fondit për Garantim të Kredive |
Fondi për Garantim të Kredive |
5,450,000 |
|||
3 |
KFW |
Granti për Rritjen e Kapitalit të Fondit për Garantim të Kredive |
Fondi për Garantim të Kredive |
2,000,000 |
|||
4 |
Qeveria Gjermane |
Granti për Bashkëpunim Teknik me Qeverinë Gjermane për Vitin 2017 |
|
12,950,000 |
|||
5 |
BERZH |
Granti për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 |
Infrakos |
38,500,000 |
|||
6 |
KFW |
Granti për Programin e Sektorit të Energjisë, Faza VIII dhe IX – Përmirësimi i Ngrohtores së Qytetit në Prishtinë |
Termokos |
10,000,000 |
|||
7 |
KFW |
Granti për Shërbime Profesionale të Pranuesit në kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbeturinave |
Ministria e Zhvillimit Ekonomik |
1,466,000 |
|||
8 |
Qeveria Suedeze |
Granti për Projektin për vazhdimin e përmirësimit të sistemit të tatimit në pronë “Pro Tax 2” |
Ministria e Financave |
3,200,000 |
|||
Total |
73,886,000 |