15,06,2025

Meta kërcënon Ramën me dorëheqje

Must Read

Politika shqiptare gjendet në udhëkryq. Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë nga afati i fundit i miratimit të reformës në drejtësi, një nder reformat më të vështira dhe më të debatuara që nga shpallja e pluralizmit në Shqipëri, para 25 vjetësh, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm 48 orë pas paralajmërimit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për dyshen Rama-Basha, se i ishte “sosur durimi”, edhe një politikan shqiptar nuk po e “mbajnë nervat”.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, të dielën kërcënoi me dorëheqje të tij dhe të ministrave të LSI-së dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri teknike. Ky është kërcënimi i hapur i Ilir Metës ndaj aleatit të tij Edi Rama.

Ambasadori Lu ka paralajmëruar liderët politikë të partive parlamentare në Shqipëri, veçanërisht dyshen Rama-Basha, për të gjetur një marrëveshje për reformën në drejtësi, në të kundërtën reforma do të miratohet, por ato do të qëndrojnë përjetë të mbyllur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img