14,09,2025

Meta fajëson partitë maqedonase për krizën politike, përkrah platformën shqiptare

Must Read

Ai ka theksuar se shkak për këtë krizë janë partitë më të mëdha maqedonase, ndërsa ka përshëndetur platformën e përbashkët të partive shqiptare duke kërkuar që të jenë faktor kyç për stabilitetin e Maqedonisë e cila do sillte rezultate mbi integrimin evropian dhe euro atlantik të vendit.

“Maqedonia prej disa vitesh ka vuajtur nga një krizë politike dhe institucionale edhe zgjedhore për fat të keq, dhe burimi i kësaj krize ka qenë lufta e ashpër mes dy partive kryesore maqedonase. Për fat të mirë zgjedhjet e fundit u pranuan nga të gjitha forcat politike dhe kjo është gjë pozitive për Maqedoninë”, ka thënë Meta.

“Kam përshëndetur platformën e forcave politike shqiptare që është një hap pozitiv, që rrit detyrimin e tyre për të bashkëpunuar më shumë me njëra tjetrën në interes të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img