17,05,2024

Mësimi kalon online ndërsa çerdhet mbesin të hapura

Must Read

Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (7 prill deri me datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitete mësimore.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Në vendim thuhet se institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomantimet kundër COVID-19.

Kurse konviktet dhe menzat pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill 2021.

Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskurzionet, shtëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img