30,04,2024

Merr fund ngërçi, nis ndërtimi i rrugës që lidh fshatrat Babush – Tërrn- Lubovc- Koshare- Slivovë

Must Read

Më në fund, projekti i ndërtimit të rrugës së re që lidh fshatrat Babush – Tërrn- Lubovc- Koshare- Slivovë nisi të realizohet. Kjo pas një stërzgjatje procedurale në Organin Shqyrtues të Prokurimit, i cili la peng zhvillimin e këtij projekti për vite me radhë. Sot, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, zëvendësministrat e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe Fehmi Mujota, zëvendësministrin e Financave, Mustafa Grainca, zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi si dhe dhjetëra qytetarë, inxhinierë, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, simbolikisht nisën punimet në ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat Babush – Tërrn- Lubovc- Koshare- Slivovë.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu duke uruar banorët e këtij lokaliteti për këtë projekt afro 2 milionësh me gjatësi prej 10 kilometrash tha se me gjithë stërzgjatjen e procedurave, komuniteti i këtij lokaliteti ishte komunitet i durueshëm të cilit më në fund po i ofrohet ky projekt mëse i nevojshëm dhe i merituar për zhvillimin e këtij lokaliteti.

“Duke përshëndetur dhe falënderuar për prezencën zëvendësministrin Kadriu, deputetin dhe gjithë zëvendësministrat tjerë, prezencën e Qeverisë së Republikës këtu të uroj qytetarët e lokalitetit që përfshinë këtë regjion, regjionin e Tërrnit, Bablakut, Koshares, Lubocit dhe Slivovës për këtë projekt dhe është vërtet një ditë e veçantë për arsye të veçanta të këtij projekti, pra në këtë pranverë që zakonshëm fillon me investime, zakonshëm fillon me investime dhe projekte të ndryshme, unë po besoj së për banorët e këtij lokaliteti kjo është pranverë tepër e veçantë dhe e bënë të veçantë për arsye se vërtet kanë qenë një komunitet i durueshëm dhe përgëzimi, falënderimi dhe njëkohësisht edhe ndjesia ju takon pikërisht këtyre banorëve që kanë qenë të durueshëm për të përfituar një projekt që do të duhej të realizohej më herët, por më në fund ja ku jemi dhe po realizojmë një projekt të një rëndësie të veçantë dhe për këtë duhet falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, deputetët e Kuvendit që kanë miratuar një projekt që ka kosto prej mbi 1,8 milionë euro dhe gjatësi prej afërsisht 10 kilometra, me një kompani e cila më në fund është përzgjedhur dhe jemi të lumtur që kemi një kompanie e cila për shkak të specifikave të këtij terreni do të jetë një kompani që do ta kryej punën me një përgjegjësi të lartë dhe do të jemi bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe si Komunë e Ferizajt që pikërisht kjo të ndodh që projekti pasi që ka ndodhur me një vonesë të paktën të jemi të kujdesshëm që të kemi një cilësi të punimeve dhe që puna të kryhet si duhet dhe që të zgjidhet një nga problemet e kësaj ane sepse siç kam potencuar edhe në raste të tjera që lidhen me këtë lokalitet, nuk ka qenë një ndër problemet kryesore por që praktikisht ishte shndërruar në një ndër problemet kryesore të këtij lokaliteti dhe ja që u zgjidh dhe përgëzoj edhe ministrinë edhe agjencitë tjera që më në fund i kanë lidhur kokën si thuhet, kësaj pune por njëkohësisht le të më shfrytëzohet kjo mundësi siç kam thënë edhe në raste të tjera që organet, përkatësisht niveli i lartë le të shërbehet me këtë rast që të shikoj mundësitë që procedurat, respektivisht burokracia e dhënies së punëve të bëhet më ndryshe, respektivisht të ketë efikasitet në përzgjedhjen e operatorëve që të mos abuzohet me mangësitë, respektivisht me zbraztësitë apo me legjislacionin që është në fuqi. Sigurisht se është detyrë e Kuvendit, është detyrë e Qeverisë që të shërbej pikërisht ky rast që të mos ketë zgjatje të procedurave dhe që praktikisht projekte si ky të kenë një odisejadë, por jemi në fund të kësaj odisejade dhe le të më lejohet edhe njëherë që të uroj banorët e gjithë kësaj ane për këto vërejtje dhe të falënderoj edhe njëherë Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Me keqardhje për vonesën në procedurat për nënshkrimin e kontratës së ndërtimit të kësaj rruge, u shpreh edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, projekt i cili nisi së realizuari që sot. Ai tha se Ministria e Infrastrukturës këtë vit ka ndarë një fond prej 40 milionë eurosh në projekte të ndryshme infrastrukturore anekënd Kosovës.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur sot që në prezencë të deputetit Reçica, zëvendësministrit Zariqi, Kryetarit të Komunës dhe zëvendësministrave të tjerë, po fillojmë punimin e ndërtimit të kësaj rruge, një rrugë e cila është stërzgjatur në procedura dhe realisht i erdh fundi që edhe ne sot të fillojmë punimin e kësaj rruge të gjatë 10 kilometra me investim prej 2 milionëve, investim i gjithi është i Ministrisë së Infrastrukturës dhe me dinamikë që zgjatja e punimeve do të jetë diku rreth një vit dhe ne shpresojmë dhe besojmë që kompania e kontraktuar nuk do ta ndaloj për asnjë moment punimet e ndërtimit sepse buxheti është i siguruar nga Ministria e Infrastrukturës me mbështetje të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, mirëpo përkushtimi i Ministrisë së Infrastrukturës, ministrit Pal Lekaj dhe Kryeministrit Haradinaj ka qenë që këtyre qytetarëve t’ia kthejmë një jetë më të dinjitetshme që qarkullimi i qytetarëve në këtë zonë nga Babushi- Tërrn deri në Koshare të jetë sa më i lehtë. Ne e dimë që ka pasur vonesa në përzgjedhjen e kontraktorit, shfrytëzoj emrin që në emër të ministrit, institucioneve t’iu falënderoj qytetarëve për mirëkuptim në këtë stërzgjatje, mirëpo nuk ka qenë faji i institucioneve, por ka qenë faji i OSHP-së që nuk kemi mundur të lidhim kontratën. Atëherë edhe njëherë, Kryetar, urime, urime qytetarëve, juve e gëzofshi dhe shpresoj në punë të tjera të cilat na presin sepse është pranvera, ka filluar sezoni i ndërtimeve, ne Ministria e Infrastrukturës jemi çdo kund nëpër komuna, sivjet buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës për komuna është mbi 40 milionë” tha zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica duke vlerësuar këtë rrugë si rruga në gjendjen më të keqe në tërë Ferizajn tha se me nisjen e këtij projekti dëshmohet stabiliteti i qeverisjes lokale, qendrore në shërbim të interesave të qytetarëve.

“Është një moment shumë i veçantë pas gjithë asaj odisejade. Në Komunën e Ferizajt nuk ka pasur rrugë me të keqe se kjo rrugë. Por sot po fillojmë këto investime dhe po dëshmohet se kemi një komunë shumë stabile siç është Ferizaj, kemi një kryetar shumë stabil, por kemi edhe një qeveri shumë stabile dhe qeveritë stabile, merren me interesa të qytetarëve, investojnë për qytetarët dhe janë në shërbim të qytetarëve. Unë dëshiroj që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejt, meqë është zgjat për shkak të procedurave dhe besoj që kompania që e ka marr këtë projekt do ta përfundoj këtë rrugë para afatit. Besoj se e kemi garant këtu zëvendësministrin që do ta përcjelli për aq sa ec përpara kompania që do ta ndërtoj këtë rrugë. Përgëzoj kompaninë, Kryetarin e Komunës dhe njëkohësisht i uroj gjithë qytetarët e këtij lokaliteti” tha deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img