17,05,2024

Menxhiqi e Toshi më të mirët e kikboksit për 2016

Must Read

Dardan Menxhiqi në konkurrencën e meshkujve, dhe Mirlinda Toshi në konkurrencën e femrave janë zgjedhur sportistët më të mirë për vitin 2016 nga Federata e Kikboksit të Kosovës.

Federata e Kikboksit të Kosovës, sot në njërën nga hotelet në kryeqytetin e Kosovës, ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve për vitin që kemi lënë prapa, aktivitet ky i parë për vitin që kemi hyrë.

20170210182002571646

Në këtë ceremonie festive të pranishëm ishin zyrtarë nga Ministria e Sportit të Kosovës si dhe zyrtare nga federatat e ndryshme sportive të Kosovës.

Presidenti i kësaj federatë, Fatmir Makolli tha se federata të cilën ai e drejton ka punuar aq sa ka pasur mundësi. Ai është i bindur se nuk do të mungojnë në të ardhmen rezultatet e kik-boksierëve në rrafshin ndërkombëtar, transmeton KP.

“Besoj se Federata e Kikboksit e Kosovës ka punuar sa ka pasur mundësi. Dihet se Federata e Kikboksit të Kosovës ka pasur gjithmonë suksese të merituara në Kosovë, dhe besoj se në të ardhmen nuk do të mungojnë edhe sukseset për kikbokserat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe besoj se do të na përfaqësojnë denjësisht”, ka thënë Makolli.

Kjo federata më mirënjohje ka nderuar edhe ata që e ndihmuan zhvillimin e këtij sporti si Departamenti i Sportit, Shoqata e Gazetarëve Sportive si dhe legjendën e boksit, Aziz Salihun.

Salihu lavdëroi punën që ka bërë Federata e Kikboksit, veçmas kreun e kësaj federatë, Fatmir Makollin. Sipas Salihut, Makolli nuk do të harrohet kurrë për punën e madh që ka bërë dhe që po bën në avancimin e këtij sporti.

“Fatmir Makolli është nxënësi i im. Jam i gëzuar sepse ai ka qenë nënkryetar i Komitetit Olimpik dhe është kënaqësi e madhe për mua që Kosova është pranuar (Federata e Kikboksit në Federatën Ndërkombëtare), dhe së Fatmir Makolli nuk do të harrohet se çfarë ka bërë dhe i uroi suksese”, tha Salihu.

Më mirënjohje janë nderuar edhe garuesit nëpër grup-mosha në të dy konkurrencat. Ndërkaq, në kategorinë e juniorëve tek meshkujt epiteti i më të mirit i takoi Valdrin Ibishit.

Trajneri më i mirë u zgjodh, Lutfi Menxhiqi nga klubi Kosova e Vuhstrrisë. Burim Shala, arbitri më i mirë, Adelina Parduzi, punëtore e vitit 2016, kurse, Shpëjtim Ahmeti është nderuar për afirmimin e kikbokist profesional.

Tek seniorët në konkurrencën e femrave, Mirlinda Toshi nga klubi i kikboksit Kastrioti-Ferizaj, është zgjedhur sportistja më e mirë e vitit që tashmë ka shkuar, kurse, tek meshkujt ky çmim i takoi Dardan Menxhiqit nga klubi i kikboksit Kosova-Vushtrri.

Më i miri i vitit 2016, Dardan Menxhiqi tha se meritat për këtë çmim i takojnë trajnerit të tij, Lutfi Menxhiqit. Ai thotë se ky shpërblim është një motiv më i madh për punë.

“Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për mua. Faleminderit kryetar, por meritat më të mëdha i ka trajneri im, Lutfi Menxhiqi, do të thotë ky çmim është motiv shtesë për vitin 2017 që të kem edhe më shumë sukses”, ka theksuar Menxhiqi.

Ai beson se viti që kemi hyrë do të jetë edhe më i suksesshëm për të dhe sportin e kik-boksit, veçmas në tapetet ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img