24,04,2024

Mentor Ibishi zgjedhet kryetar i ARK-së në Ferizaj

Must Read

Në Kuvendin e  jashtëzakonshëm të ARK-së dega në Ferizaj ,Mentor Ibishi u zgjodh kryetar i degës.

Në Teatrin e qytetit të Ferizajt   të rinjtë e AAK-së  në një kuvend të jashtëzakonshëm kanë zgjedhur kryetarin e sajë  e ku i pranishëm ishte edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

Në këtë takim kryetri i degës Xhavit Zariqi e siguroi liderin e AAK-së se  ky subjekt dita më ditë po rritet dhe po fiton simpatinë e qytetarëve të Ferizajt.

“Kjo nuk është më vetëm parti e  rrafshit të Dukagjinit.Këtë më së miri po e dëshmon edhe prania e të gjithë këtyre të rinjëve sot në këtë tubim” tha Zariqi

Me këtë rast edhe Haradinaj ka përshëndetur  të pranishmit me një fjalë rasti.

“Problemet të cilat e kanë kapluar vendin nuk zgjidhen duke ndenjur.Këto probleme zgjidhen duke u mobilizuar e këtë po e bëjmë edhe ne sot.Rinia nuk duhet të pres që problemet vet të zgjidhen por rinia duhet ta merr rolin e vet që të shpejtohen proceset  dhe të fillojnë të zgjidhen.Nuk është që të ndrrohet pushteti  por të fillojnë  zgjedhjet e problemeve.Do të punojmë që së shpejti të vijë dita që të rinjtv tanë të jenë krenarë  para të rinjëve të rajonit për të arriturat e veta” tha Haradinaj

Pasi në këtë Kuvend ishte propozuar vetëm një kandidat ai u zgjodh për kryetar të ARK-së me aklamacion nga delegatët

“Gjat mandatit tim unë do të jem një nga ju prandaj më duhet edhe ndihma e juaj  që rinia të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes” tha Mentor Ibishi,kryetar i sapo zgjedhur i ARKsë

Haradinaj me këtë rast  ka vizituar edhe disa biznese ferizajase.

13

11 12

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img