24,04,2024

Me shumicë votash kaloi propozim-vendimi për transferin e pjesërishëm të mjeteve të rezervës sipas buxhetit të vitit 2021

Must Read

Ferizaj. 26.07.2021

Mbledhën e dytë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, Kryesuesja Kristina Gashi -Bytyqi, e ka filluar me një minutë heshtje në nderim të të gjithë viktimave që humbën jetën gjatë ditës së djeshme në Kroaci. Kjo mbledhje ka vazhduar tutje me propozim -vendimin për transferin e pjesërishëm të mjeteve të rezervës sipas buxhetit të vitit 2021.


Me këtë rast drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, është shprehur se transferi i mjeteve, kërkohet konform nenit 16 i Ligjit për Buxhetin e vitit 2021, ku specifikohet se mjetet nga rezerva e komunës mund të bartet në kategorinë e shpenzimeve kapitale, pasiqë komuna të plotësojë të dhënat e kërkuara sipas manualit PIP dhe Udhëzimit Administrativ MF –Nr.06/2019 për kriteret përzgjedhëze dhe prioritetizimin e projekteve kapitale.

“Komuna e Ferizajt, në fondin e rezervave buxhetore i ka 824 mijë euro, e gjithë kjo për shkak të asaj që ka ndryshuar sistemi i plotësimit të analizave për projektet kapitale dhe nuk jemi e vetmja komunë e cila i kemi këto mjete në rezervat e buxhetit shtetëror, mirëpo edhe pse kemi aprovuar gjithsejte 22 projekte në seancën e muajit maj, nga ato kemi marr konfirmim nga Ministria e Financave që këto 9 projekte që i kemi prezantuar sot janë të gatshme për alokim”, është shprehur drejtorja Sadiku-Ajeti, përderisa ka prezantuar edhe tabelën e projekteve të cilat do të barten në buxhetin e Komunës së Ferizajt, nga fondi burimor i grantit të qeverisë.

Për këtë pikë të rendit të ditës pati diskutime të shumta nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, por me 24 vota pro dhe 4 abstenime kjo pikë e rendit të ditës morri dritën jeshile.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img