05,05,2024

Me shumë aktivitete Ferizaj shënon 1 Qershorin -Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Must Read

Mëngjesi i sotëm në Ferizaj shndërroi sheshin para Komunës në një arenë rekreative e artistike ku qindra fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre ndoqën aktivitete të ndryshme që ishin organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Për t’i përshëndetur dhe uruar fëmijët në ditën e tyre doli edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, ai i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Ata bashkë me përfaqësues të institucioneve tjeta dhe anëtare të Kuvendit të Komunës, panë aktivitetet që ishin organizuar dhe në të cilat morën pjesë qindra fëmijë. Garë sportive, këngë, valle, koloni me piktura, recitime e lojëra të ndryshme ishin aktivitetet që janë organizuar nga GIZ-i gjerman në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt.

Veçanti në këtë ditë ishte edhe aktiviteti që kishte organizuar Shoqata e Personave me Nevoja të Veçanta “Handikos” nën moton “Së bashku mund të arrijmë më shumë”, nismë kjo e ndërgjegjësimit për nevojat dhe përkujdesin ndaj personave me nevoja të veçanta.

Me shumë buzëqeshje në fytyrat e të vegjëlve, rekreacion dhe dashuri ndaj tyre, Ferizaj shënoi Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img