10,09,2025

Me ekspozitë homazh, nis shënimi i 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit

Must Read


Ferizaj.24.09.2018.
Nën ritmet e këngës “Baladë për mikun”, këngë kushtuar dëshmorit artist Gursel Sylejmani, çeli javën e 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit, ekspozita homazh e artistit dëshmor Gursel Sylejmani, sonte në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Artistë, drejtues politik e institucional, miq e familjarë të Dëshmorit të Kombit, Gursel Sylejmani panë punimet e realizuara kohë më parë, por që mbartin në vete idilin e lirisë.

Për dëshmorin artist dhe veprat e tij folën Drejtorja e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati Shabani, kuratori i ekspozitës, Prof. Haki Xhakli, Kryetari i Komunës së Vitisë, vendlindjes së dëshmorit, Sokol Haliti si dhe vajza e tij, artistja pamore Pranvera Sylejmani. Fjalët më të zgjedhura u thanë për trimërinë, dashurinë, artin dhe humanizmin e Dëshmorit të Kombit, Gursel Sylejmani.

Po me muzikë, u mbyll edhe nata e parë e kësaj ekspozite e cila do të qëndroj e hapur për disa ditë rresht në shënim të 20 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Jezercit, e cila organizohet në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img