29,04,2024

Me aderime të shumta, nëndega e PDK-së në Mirash, zgjodhi kryetarin e ri, Arbër Bytyqi

Must Read

Me pjesëmarrjen e dhjetëra qytetarëve, mbrëmë u mbajt Kuvendi Zgjedhor për kryetarin, kryesinë dhe delegatët e nëndegës së fshatit Mirash. Për të nderuar dhe respektuar këtë strukturë të fuqishme të PDK-së në Ferizaj, mori pjesë edhe Kryetari i degës së PDK-së në Ferizaj, njëherit Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ai mes tjerash përgëzoi anëtarët dhe simpatizantët e kësaj nëndege por edhe gjithë PDK-së në Ferizaj që me angazhimin e tyre po i sjellin një frymë të re, energji të shtuar dhe shans të jashtëzakonshëm fitoreje, partisë më të madhe në nivelin lokal dhe qendror, Partisë Demokratike të Kosovës.

Një valë e gjerë entuziaste dhe reforme është shtrirë në PDK-në e Ferizaj, këto ditë, e cila po kalon në një proces zgjedhor model për të gjitha forcat politike në nivel lokal por edhe më gjerë. Nga vota e tyre, anëtarët dhe simpatizantët, njëzëri po zgjedhin strukturat e tyre drejtuese në fshatra e qytet.

I tillë, ishte edhe kuvendi i mbrëmshëm zgjedhor, ku pjesëmarrës ishin edhe Komisioni Lokal Zgjedhor e që rezultoi me zgjedhjen e kësaj strukture të re përfaqësuese të nëndegës së PDK-së në Mirash:
Arbër Bytyqi – Kryetar, kurse në kryesi u votuan këta anëtarë: Arbër Qalaj, Bashkim Bytyqi, Fatmir Xhafaj, Fadil Thaqi, Shpejtim Hashani, Edita Selmani, Kaltrina Bibaj, Mejdi Avdyli, Gent Kamenica dhe Gani Bytyqi, ndërsa për delegatë në Kuvendin e Degës u votuan këta përfaqësues: Amir Selmani, Majlinda Bytyqi, Përparim Xhafaj, Granit Qalaj, Granit Raqi dhe Krenare Lohaj.

Fare në fund të këtij kuvendi, Kryetari i Degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu dhe kryetari i RDK-së në Ferizaj, Fisnik Bislimi, shpërndanë libreza anëtarësie për të rinj që kishin vendosur t’i bashkohen Dekadës së Re të ndryshimeve dhe fuqizimit të mëtejmë të forcës sonë politike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img