11,09,2025

Më 7 dhe 8 Korrik mbyllet për qarkullim rruga “Ramadan Rexhepi”

Must Read

Komuna  e Ferizajt përmes një njoftimi ka bërë të ditur se një segment I rrugës “Ramadan RexhepI” , përballë ordinancës “Medina” dhe kafiterisë “Kosmo” për dy ditë do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Arsyeja e kësaj ndërprerje të përkohshme e qarkullimit në trafik në këtë segment rrugor do të bëhet sepse operatori ekonomik “Rahovica Company” i kontraktuar nga Komuna, është duke i zhvilluar punimet në rregullimin e rreth-rrotullimit që lidhë rrugët urbane “Ramadan Rexhepi”, “Uran Tinova” dhe “Biurkacioni”.

Njoftimi i plotë

Me anë e kësaj shkrese, ju njoftojmë se më datë 07 dhe 08 Korrik 2021 duke filluar nga ora 08 00 [h] do të bëhet mbyllja e përkohshme e qarkullimit në trafik për të gjitha mjetet motorike në rrugën urbane “Ramadan Rexhepi” konkretisht segmenti rrugor nga rreth – rrotullimi te Qendra e Inovacionit e deri te kryqëzimi i kësaj rruge me rrugën “Uran Tinova” Komuna Ferizajt, me përjashtim lëvizja lejohet vetëm për mjetet e ndihmës së shpejtë (mjetet e emergjencës / ambulancës).

Rrugët alternative të cilat mund të përdoren për qarkullim të mjeteve motorike duke filluar nga ora 08:00 të datës 07 dhe 08 Korrik 2021 mundë të shfrytëzohen rruga urbane “Dëshmorët e Kombit” dhe “Madeleine Albright”, kurse hyrja në rrugën “Uran Tinova” dhe “Bifurkacioni” mund të bëhet nëpërmjet rreth-rrotullimit i cili lidhet me projektin “Bashkimi i Qytetit”.

Arsyeja e kësaj ndërprerje të përkohshme e qarkullimit në trafik në këtë segment rrugor do të bëhet sepse operatori ekonomik “Rahovica Company” i kontraktuar nga Komuna, është duke i zhvilluar punimet në rregullimin e rreth-rrotullimit që lidhë rrugët urbane “Ramadan Rexhepi”, “Uran Tinova” dhe “Biurkacioni”.

Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe ti shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse nga Policia e Ferizajt kërkojmë që në këtë ditë me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img