06,05,2024

Mbyllen edhe 4 bastore në Ferizaj

Must Read

Kundërligjshmëria nuk zë vend më në territorin e Ferizajt. Kjo falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit të Komunës me aksionet e së cilëve të çdo ditshme, është rritur ndjeshëm niveli i sigurisë dhe eliminimit të mundësive për zhvillimin e veprimtarive të kundërligjshme. I tillë ishte edhe aksioni i dy ditëve të fundit në të cilën Inspektorati i Komunës, asistuar edhe nga Policia e Kosovës, arritën të mbyllin 4 bastore në zonën qendër, të cilat po operonin ilegalisht në kundërshtim me vendimin e nivelit qendror për ndalimin e lojërave të fatit si dhe ligjit për këtë çështje.

Inspektorët e tregut pas verifikimit tërësor për zbatimin e rregullativës ligjore në fuqi, konkluduan me mbylljen e këtyre lokaleve të cilat operonin në shkelje të plotë, krejtësisht fshehtas dhe kamufluar.

Mbyllja e bastoreve dhe kazinove në territorin e Ferizajt tashmë është një aksion i nisur shumë muaj më parë që ka nisur furishëm në qytetin tonë dhe po vazhdon si i tillë me intensitet më të lartë veprimi nga Inspektorati i Komunës.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës tha se tashmë është mjaft i përhapur fenomeni i kamuflimit, maskimit të lokaleve ku operojnë biznese të tilla, porse të cilat janë vazhdimisht nën vëzhgimin e Inspektoratit të Komunës dhe Policisë së Kosovës, për të cilën u shpreh falënderues për bashkëpunimin e ngushtë në vijimësi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img