27,11,2024

Mbyllen dy lokale masazhi në Ferizaj

Must Read

Në orët e mbrëmjes, Inspektorati Komunal me autorizimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, përkatësisht Njësitin Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në disa pika, lokale ku ofrohet shërbimi i masazhit me ç’rast 2 prej këtyre lokaleve janë mbyllur për shkak mungesës së dokumentacionit të rregullt dhe shkeljeve të tjera të parapara sipas ligjeve në fuqi të inspektimit dhe zhvillimit të afarizmit si dhe dyshimeve për zhvillimin e dukurive devijante.

Njëri lokal është mbyllur në rrugën “Zenun Beqa” kurse tjetri në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Inspektorati Komunal në përbërje edhe me inspektorë sanitar dhe të tregut kanë mbyllur këtë aksion të sontëm, për të rifilluar edhe në zona tjera ky inspektim. Nga vizitat në këto lokale një person i gjinisë femërore është ndaluar nga Policia e Kosovës për shkak mosposedimit të dokumenteve të identifikimit.

Aksioni do të vijoj edhe në ditët në vijim deri në kthimin e ligjshmërisë dhe operimit sipas rregullave afariste. Kjo është vendosmëria e të parit të Ferizajt, Agim Aliu, për të cilin aksion, Komuna e Ferizajt falënderon publikisht edhe organet e sigurisë, Policinë e Kosovës në Ferizaj, Njësitin kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe inkurajon qytetarët të raportojnë pika, lokale të dyshimta ku mund të kryhen veprimtari devijante.

.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img