16,05,2024

Mbyllen 9 lokale ku zhvillohej veprimtari e dyshimtë pranë shkollës “Tefik Çanga”

Must Read

Shëndeti i fëmijëve, nxënësve dhe banorëve të rrugës “Gursel e Bajram Sylejmani”, “Besim Rexhepi” dhe rrugëve të tjera përbri tyre, është më i rëndësishëm se çfarëdolloj biznesi. Këtë vendosmëri ka qeveria Aliu, këtë qëllim po zbaton Inspektorati i Komunës.

Mbrëmë, forca e ligjit përmes aksionit të Inspektoratit të Komunës, koordinuar edhe me njësitë e veçanta të Policisë së Kosovës, për dyshime për veprimtari të jashtëligjshme, mungesë dokumentacioni dhe nivelit të ultë të pastërtisë mbylli 9 lokale ku deri më tani zhvillohej veprimtari afariste kundër vlerave morale të shoqërisë sonë.

Shiriti i bllokimit do të përthekoj çdo veprimtari të jashtëligjshme, në mbrojtje të shëndetit publik dhe interesit qytetar, vendosmërinë e së cilës tash e dy vjet me radhë e ka dëshmuar Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes Inspektoratit të Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Afrim Kurti zgjidhet kryetar i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj

Klubi i gazetarëve "Haki Braha" në Ferizaj, në kuvendin e mbajtur me 15.05.2024, në mënyrë unanime ka zgjedh gazetarin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img