03,05,2024

Mbyllen 5 lokale në Ferizaj për mosrespektim të masave anti-COVID-19

Must Read

5 lokale janë mbyllur në Ferizaj për shkak të mosrespektimit të masave të reja kundër COVID-19. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga 7 deri më 14 prill, janë shqiptuar 767 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa, si dhe janë dhënë 212 vërejtje policore.

“Gjatë javës së fundit (07-14 Prill 2021) bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me respektimin e masave mbrojtëse për Covid 19, njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunal janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafeteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img