15,11,2025

MBPZHR dhe Oda Tregtare Kosovaro Turke pajtohen për vazhdim të bashkëpunimit

Must Read
Foto nga takimi

Ai i falënderoi drejtuesit e kësaj organizate për mbështetjen që kanë dhënë për bizneset në Kosovë, por edhe institucionet publike.

Sipas një komunikate të MBPZHR-së, ministri Krasniqi i njoftoi ata me të arriturat në bujqësi në vitet e fundit.

“Ministri deklaroi se po bëhen investime në rritje të prodhimit dhe cilësisë së produkteve bujqësore, në mënyrë që ato të arrijnë të zëvendësojnë shumë produkte që importohen, por edhe të jenë konkurrente në tregun ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Ministri Krasniqi shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Oden Tregtare Kosovaro Turke, me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Nga ana e tyre, drejtuesit e kësaj organizate vlerësuan të arriturat në bujqësi në Kosovë dhe e njoftuan ministrin me bashkëpunimin që kanë me organizatat ekonomike në Kosovë si dhe bizneset e ndryshme. Ata shprehen gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në nisma konkrete./ lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img