29,04,2024

Mblidhet shtabi emergjent, i propozohet Ministrisë së Shëndetësisë të izolojë vendbanimet e të infektuarve

Must Read

Mëngjesin e sotëm, pas konfirmimit të mbrëmshëm të 18 rasteve të prekur me COVID-19 në Ferizaj, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu mblodhi shtabin emergjent.

Në këtë takim u diskutuan hapat që do të ndërmerren pas situatës së re të krijuar me paraqitjen e rasteve dyshifrore me të infektuar me CoronaVirus në Ferizaj. Nga takimi doli rekomandimi që t’i propozohet Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të vendoset masa e izolimit në vendbanimet ku janë identifikuar të infektuarit, përkatësisht në fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Lagja Topojani në fshatin Greme, Talinoc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobare.

Gjithashtu, mjekëve e infermierëve por edhe punonjësve të tjerë në shërbim këto ditë do t’i dyfishohet mbështetja me pajisje e materiale mbrojtëse. Bëhet e ditur se vazhdimisht po përditësohet lista e kontakteve të personave të infektuarve. Nga informatat që disponojnë organet gjegjëse janë afro 70 raste kontakti që janë identifikuar, të cilave do t’i merren mostrat për testin e COVID-19.

Apelojmë tek qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, si dhe të shtojnë kujdesin për veten dhe familjen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img