06,05,2024

Mbi një kilometra rrugë u asfaltuan në fshatin Nikadin

Must Read

Të premten në fshatin Nikadin, ka filluar asfaltimi i rrugicave të këtij fshati.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka inspektuar drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi me bashkëpunëtoret e tij. AI tha se ky projekt ka rëndësi të veçante për këta banorë.

“Këto rrugë kanë filluar para një muaji që ë rregullohen, ndërkaq sot po përfundon edhe asfaltimi i tyre. Me këto asfaltime po tregohet një përkushtim i pushtetit ndaj banorëve të këtij fshati në mënyrë që edhe këta të kenë një qarkullim më të lehtë”, tha drejtori Ilazi.

Ndërsa banorët e këtij fshati vlerësuan tejet lartë kontributin e Komunës së Ferizajt për rregullimin e rrugicave të këtij fshati.

U bë e ditur se fshatin Nikadin po asfaltohen mbi 1400 metra rrugë dhe kap një kosto prej 60 mijë eurosh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img