10,09,2025

Mbi 30 milion euro buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2019

Must Read

Ferizaj. 25.09.2018.

Këtë të martë është mbajtur mbledhja e tetë e Kuvendit të Komunës e udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi-Bytyqi.

Pika më e rëndësishme e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte buxheti i komunës së Ferizajt për vitin2019 si dhe vlerësime e hershme buxhetore për vitin 2020-2021.
Para asamblistëve ferizajas, Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se buxheti i hartuar sivjet krahasuar me vitin e kaluar shënon rritje, buxhet ky që është në vlerë prej do të jetë 30 milionë e 934 mijë euro, apo më i lartë se buxheti i vitit aktual 2018 për kuotën 5.76%.

“Mbështetur në dokumentin bazik, Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019-2021 si dhe instruksionet e Ministrisë së Financave, të sjellura nëpërmjet qarkoreve buxhetore, ne si organizatë buxhetore hartuam, draft buxhetin për vitin 2019, duke respektuar në përgjithësi kërkesat ligjore të këtij procesi, e mbi të gjitha duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët tanë, si dhe gjithë të interesuarit tjerë, në funksion të arritjes së një planifikimi buxhetor koherent, e në përputhje me platformën qeverisëse, e cila përfaqëson në mënyrë të qartë e gjithëpërfshirëse interesin qytetar, nëpërmjet realizimit të synimeve tona zhvillimore. Fatkeqësisht, më duhet të ritheksoj, se mënyra e menaxhimit apo keqmenaxhimi i planifikimeve buxhetore nga pushtetit i kaluar, e të trashëguara si planifikime, nga pushteti aktual, ka bërë që, të mos përfshihen në draft Buxhetin e vitit 2019, edhe shumë projekte kapitale, të cilat tashmë janë të identifikuara, si projekte të nevojshme për realizim, e të cilat do ta mundësonin, rritjen e nivelit të mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Ferizajt, edhe pse buxheti i komunës së sonë, për vitin fiskal 2019, do të jetë 30 milionë e 934 mijë euro, apo më i lartë se buxheti i vitit aktual 2018 për kuotën 5.76%”, ka thënë Kryetari Aliu.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu ka falënderuar edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë Komunës së Ferizajt.

“Më lejoni, që t’i falënderoj në emër të qytetarëve të Komunës së Ferizajt, institucionet e nivelit qendror, si Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat gjatë këtyre muajve qeverisëse, kanë mirëkuptuar kërkesat tona, për të financuar projektet, të cilat tashmë kanë marr rrugën e realizimit, e të cilësuara me të drejtë, si projekte identitare, siç janë projektet: “Bashkimi i Qytetit”, pastaj “Themelimi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë”, ndërtimi i Spitalit të Ri Rajonal, tri nënkalimet përgjatë hekurudhës dhe në dy pjesët e qytetit që do t’i japim frymë zonës qendër, projekti i Pishinës gjysmëolimpike dhe Qendrës Multifunksionale Kulturore – investime këto të jashtëzakonshme në infrastrukturën sportive dhe kulturore, projekti “Ndërtimi i Qendrës së Sportit dhe të Panaireve”, investimi që kalon 50 milionë euro për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të zeza, ndërtimi i Fabrikës së Ujit që përfundimisht zgjidh telashet me ujin e pijshëm dhe shumë projekte tjera të cilat, do të jenë pjesë e fokusit të financimit, nga ana këtyre institucioneve, për t’i realizuar në komunën tone, për të cilën falënderoj publikisht Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kjo ndërmarrësi institucionale, e koordinuar në mes dy niveleve qeverisëse, do të vazhdoj edhe në të ardhmen e afërt, nëpërmjet financimeve shtesë të shumë projekteve kapitale, të cilat kanë mungesë të mjeteve, nga ana e Ministrisë së Financave, për të zvogëluar në masë, deficitin buxhetor i cili vazhdon të jetë prezent në organizatën tonë buxhetore”, ka potencuar Kryetari Aliu.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, me këtë rast është shprehur se në draft buxhetin për vitin fiskal 2019 është shënuar rritje në planin e të hyrave vetanake për 12.08 për qind, edhe pse, sot ne do të vendosim ndërhyrjen në politikat fiskale lokale, duke ulur për 10% bazën e tatimin në pronë, si e hyra primare në kuadër të të hyrave vetanake, do të kemi 5.11% buxhet më tepër për investime kapitale sesa në vitin aktual, subvencione me tepër, si dhe e mallra dhe shërbime mbi 21% më shumë.

“Të dashur qytetare të Komunës së Ferizajt, anëtarë të Kuvendit të Komunës, duke u mbështetur në përmbajtjen e dokumentit të buxhetit për vitin fiskal 2019, si dhe vlerësimet e hershme buxhetore 2020-2021, gjithashtu duke u mbështetur, në interaksionin tejet aktiv e të frytshëm, në mes dy niveleve qeverisëse, me të drejtë arrij në konkludimin se Komuna e Ferizajt, tashmë ka marr veten, për të arritur përmbushjen e synimeve e saja zhvillimore, për të mobilizuar potencialet e saja natyrore e humane, për të arritur zhvillimin ekonomik të dëshiruar, për të rritur përkrahjen e bizneseve tona, për rritur sukseset në fushën e arsimit, të kulturës e të sportit, dhe për të përkrahur pandërprerë projektet për të rinjtë.
Andaj, të nderuar anëtarë të kuvendit, nga ju kërkojë që pa hezituar t’i jepni mbështetje këtij projeksioni buxhetor, t’i hapni mundësinë e implementimit, për të shënuar dhe arritur atë që dëshirojmë të gjithë ne, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka përfunduar Kryetari Aliu.

Kjo pikë e rendit të ditës është përcjellur me disa vërejtje nga partitë opozitare, ndërsa përfaqësues të partisë në pushtete e kanë vlerësuar tejet lart projekt buxhetin e vitit 2019.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, u diskutuan dhe u miratuan një varg çështjesh, siç është rregullorja mbi tatimin e pronës së paluajtshme si dhe shpallje në interes të përgjithshëm i disa ngastrave kadastrale, ndërsa rregullorja për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunal është shtyre për seancën e ardhshme. Po ashtu me vota unanime u miratua edhe rregullorja komunale për Mënyrën dhe Kushtet e Menaxhimit dhe Shfrytëzimit të Objekteve Sportive Publike, ndërsa u morr vendim që të del në diskutim publik edhe Draft Statutit i Teatrit Profesional “Adriana Abdullahu” si dhe u miratua edhe Rregullorja për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve Përmes Sistemit Qeverisës Komunal Miqësorë për Fëmijët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img