26,11,2024

Mbështetja për qeverinë të kushtëzohet me miratimin e platformës

Must Read
sheshi-maqedonia

Profesori Jusuf Zeneli, thotë se fillimisht duhet të miratohen pikat e platformës ndërsa më pas të votohet qeveria.

“Pikërisht këtu do të jetë edhe beteja më e madhe që mospjesëmarrja në qeveri pa realizimin e këtyre premisave dhe mendoj se nuk mund të zgjidhet qeveria në një shtet multietnik siç është Republika e Maqedonisë edhe pa pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe nëse kjo do të zbatohet në praktik kjo qëndrueshmëri e subjekteve politike unë mendoj që do të arrihet dhe deri në momentin që do të arrihet kjo në atë moment le të zgjidhet qeveria mendoj që në këtë rast nuk duhet shpejtuar me çështjen e negocimit lidhur me formimin e qeverisë – deklaroi Jusuf Zeneli.

Përveç afatizimit të kërkesave të tyre, ekspertët thonë se partitë duhet të kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës për të rregulluar njëherë e mirë cështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në gjithë terrirorin e vendit dhe për avancimin e të drejtave tjera kombëtare. Profesori Osman Kadriu, vlerëson se nëse kjo nuk arrihet, platform nuk do të jep asnjë efekt.

“Duhet konkretizimi i tyre afatizimi i tyre dhe duhet të parashikohet dinamika me bllokun maqedonas për realizimin e tyre në praktikë duke përfshirë edhe mundësin e ndryshimit të kushtetutës aktuale dhe ligjeve tjera organik dhe për këtë natyrisht  do të duhet  edhe në këtë përbërje të parlamentit të kërkohet konsenzuse edhe me partitë politike  në opozitë  përndryshe është rënd të bëhet realizimi i tyre pa ndryshimin e kushtetutës dhe akteve tjera juridike për të cilat kërkohet 2 e 3 e votova që nënkupton 80 vota” tha Osman Kadriu.

Ekspertët u rekomandojnë partive shqiptare të mos nxitojnë në negociatat për koalicioni lidhur me formimin e qeverisë ,pasi janë subjektet maqedonase ata që kanë nevojë për mbështetjen e deputetëve shqiptarë. Sipas tyre, ky moment duhet shfrytëzuar për zgjidhjen e çështjeve kombëtare dhe jo për interesa personale. Alsat-M

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img