28,04,2024

Mbahet Festivali më i mirë i fëmijëve në Kosovë- “Diamond Fest “

Must Read

Të dielen ësht mbajtur festivali i këngës për fëmijë Diamond Fest Edicioni i Gjashtë me radhë me fëmijë nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia të gjith të mbledhur në Teatrin Adriana aty ku jehonin zërat Engjëllor!

Një skenë gjigante dhe një organizim madhështor u pa në Qytetin tonë e organizuar nga Drejtoresha Njomza Mezini dhe RTV21, e cila dëshmoi se mban vulën e më të mirëve!

Në Diamond Fest u dëshmua Profesionalizmi i lartë i organizmint që çdo vitë po evulon!

“Diamond Fest” në natën finale kishe gjithsej 23 fëmijë që do të këndonin , dhe që u vlersuan sipas Juris Profesionale në Tri kategori sipas moshës risi kjo që e solli Njomza në Diamonad Fest.

Juria Profesionale në Kategorin e Parë – Vendin e Parë i ndau:

Dielli & Nida – Abazi – “Piratët dhe Princesha”

Në kategorin e dytë Vendi i Parë i takoi:

Erena Valiu – “Barbi”

Si dhe Vendi i Parë dhe kënga fituese u shpall:

Edi Sopa- “Pak shpresë “!

Kujtojm se u ndan dhe çmime të tjera për fëmijët pjesëmarës si dhe kupa e mirënjohe për mysafirët special që ishin Dea Hoxha – Fituesja e -3 Vendeve të Para, Amela Neziri – Fituesja e vendit te parë në Festivalin e Shkupit ! Ilda Nuhiu – Fituesja e 40 çmimeve në festivale të ndryshe brenda dhe jasht Kosovës me një paraqitje unike!

Moderatore e festivalit ishte Prezentuesja e Top Hop Hitit në RTV21 Jora Abazi!

Njomza Mezini u komplimentua dhe u vlerësua lart nga kritika e artit muzikor që çdo herë befason me punën e saj!

Per veshjet e fëmijëve dhe gjithë stafit u përkujdes në mënyrë fantastike Dizenjatori Ferizajas Nehat Baraha, fëmijët shkëlqyen në Kreacionet e ti! Për fund Drejtoresha tha se “Ndihet e bekuar nga zoti që kam bashkëpuntor kaq të mirë, dhe se falënderoi Prindërit për besimin e suksesit tonë dhe në veçanti falënderoj RTV 21, pa ta un nuk do të isha kjo që jam sot , Mirënjohje pa fund për juve!” u shpreh ajo në fund duke uruar të gjithë fëmijët!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img