27,04,2024

Mbahet debati i dytë për projektin e studimit të fizibilitetit për qendrën e qytetit, prezantohen projektet prioritare

Must Read

Në kuadër të debatit të dytë qytetarët e Ferizajt janë njoftuar me projektet prioritare të zonës së qendrës së qytetit të prezantuar nga Instituti INSI.Qytetarët edhe kësaj radhe adresuan vërejtjet e tyre, ndërsa zyrtarët komunal kanë thënë se janë të interesuar që të dëgjojnë zërin e tyre dhe të rrisin nivelin e transparencës për çështjet me rëndësi për qytetin .

Debati i dytë me qytetarë për projektin e studimit të fizibilitetit të zonës së qendrës së qytetit, i mbajtur sot pasidte ka kaluar pa tensione dhe në mënyrë konstruktive.Siç u pa, kjo erdhi si rezultat i asaj, se projektet e kontestuara nga qytetarët dhe shoqëria civile në debatin e parë ishin lënë nga projektuesi si projekte më prioritet, ndërsa fokusi kryesore ishte përqendruar te pesë projektet sipas tyre në prioritare .Fillimisht kreu i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, foli për domosdoshmërinë e dëgjimit të zërit qytetarë gjatë hartimit të projekteve si dhe rritjes së nivelit të transparencës, ndërsa përfaqësuesi i firmës kontraktuese ka përmendur projektet prioritare.
“Hapja e debatit e rritë shkallën e trasneparencës, kjo e rritë të drejtën e ndërtimtarëve dhe të qytetarëve dhe I bënë këtë pjesë të vendimarrjes”, ka thënë Sfarqa.
Projekti i tregut të gjelbërt, mbikalimi, stacioni i autobusëvem, parkingu nëntokësor, trafiku urban si dhe identifikimi i disa zonave për ndërtim janë përmendur si prioritete.
Në vazhdim ekspert të këtij institut kanë folur për aspekte që lidhen me këtë projekt duke u ndalur veçmas të natyra e projekteve, përfitimet e publikut, përfitimet e sektorit privat, projektet e identfikuara si dhe për projektin e trafikut urban
Gjatë debatit qytetarët adresuan vërjetjet e tyre, pati edhe aso që nuk ishin fare në fokus të çështjes.Shpjegime të hollësishme për vërejtjet qytetare dhanë kryetari Sfarqa dhe përfaqësuesit e firmës kontraktuese
Debati me qytetarët për këtë zonë të qytetit po shihet si një mundësi e mirë e investimit të në disa pjesë të qytetit me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët.Gjatë debatit u adresuan edhe disa asoekte që lidhen me hekurudhën e që sipas kryetarit të Ferizajt, vija e hekurudhës nuk është përfshirë fare në projekt ngase kjo I takon nivelit qendëror.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img