22,12,2025

Mashtrim me vajin e ullirit, analizat tregojnë se në treg shiten përzierje industriale

Must Read
Vaji i ullirit është një produktet ushqimor që falsifikohet me lehtë në vendin tonë. Top Channel tregon se si vaji I ullirit pavarësisht kategorisë që ai ka ekstra i virgjër, i virgjër, apo dhe vaj ulliri nuk është i tillë. Madje nuk futen në kategorinë e vajit të ullirit.

“Në supermarketet e vendit tonë mora tre vaj ulliri: ekstra të virgjër. të virgjër dhe vaji ulliri më pas ato i dërgova pranë Institution të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për analiza. Këto janë rezultatet e analizave dhe kërkojmë një interpretim nga ana juaj nëse ky vaj ulliri është sipas standardeve që kërkon ligji i vajit të ullirit për Shqipërinë”, tha Orladan Kyçuku, specialiste e ullirit dhe vajit të ullirit.

Në bazë të ligjit për vajin e ullirit treguesit fiziko kimike dhe ata organo shqisorë kategorizojnë nëse vaji është ulliri ose jo.

“Komuniteti Evropian për vlerën K232 ka një limit, i cili nuk duhet të jetë më shumë se 2.5 ndërkohë rezultatet tona kanë dalë 2.6 pra është mbi limit. E njëjta gjë vihet re edhe tek K 270 ku standardi e ka 0.25 ndërkohë që këtu ka dalë 0.75 pra është një vlerë shumë e lartë për të qenë në kategorinë e ekstra të virgjër.

Ju e keni marrë për vaj ulliri të virgjër përsëri ngelemi tek koeficenti i përthithjes së dritës i cili është me parametra që nuk i përkasin kësaj kategorie. I ka më të larta se sa duhet të jetë norma. Dhe treguesit organo shqisor nuk i ka brenda limiteve ky vaj nuk futet në kategorinë e vajit të virgjër.

Tani kalojmë tek vaji i tretë i cili është vaji i ullirit. Koficenti i cili jep shumë herë vlera më të larta se sa është karakteristikë e vajit të ullirit. Prandaj të treja vajrat që ju keni analizuar nuk i përkasin kategorisë që ato janë të paraqitura në etiketën që ju keni marrë vajin”, tha Orladan Kyçuku, specialiste e ullirit dhe vajit të ullirit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img