17,05,2024

MASHTI u kërkon komunave raporte për mungesat e nxënësve gjatë mësimit në distancë

Must Read

Ndonëse janë bërë një muaj qëkur ka nisur mësimi në distancë, Ministria e Arsimit, ende nuk ka shifra të sakta për numrin e nxënësve që nuk janë duke ndjekur mësim.

MASHTI iu ka kërkuar komunave ta bëjnë nga një raport për numrin e përafërt të nxënësve që në mungesë të kushteve apo arsyeve të tjera nuk po e vazhdojnë mësimin, transmeton KOHA.

Ministria e Arsimit në një përgjigje me shkrim ka theksuar se në bazë të raporteve, vijueshmëria e mësimit është mbi 90% derisa ka shtuar se sfidë e konsiderojnë mungesën e pajisjeve teknologjike për nxënësit, apo mungesën e qasjes në internet për një numër të caktuar familjesh.

“Përmes këtij vlerësimi do të mund të kishim një pasqyrë më të qartë të shkakut pse një përqindje nxënësish nuk e ndjekin mësimin online, sepse duhet pasur parasysh edhe faktin se vijueshmëria nuk është e plotë as në rrethanat kur mësimi zhvillohet në objekte shkollore. Nga ana tjetër, kemi kërkuar nga të gjithë ata që munden, të kontribuojnë me pajisje teknologjike për familjet në nevojë. Sipas informacioneve që kemi, disa komuna veçse kanë filluar me iniciativa për të mbështetur familjet të cilat kanë mungesa të pajisjeve dhe qasjes në internet”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, mësimi në distancë ka nisur duke besuar se kjo do të zgjasë vetëm deri 3 javë e kjo thotë se ka ndikuar që ende të mos sigurohen të dhënat e sakta të vijueshmërisë.

Pas kthimit të normalitetit, Pupovci vlerëson se për nxënësit që nuk kanë mundur të ndjekin mësim në distancë do të duhej të organizohej mësim plotësues në mënyrë që të mos ngecin në mësime.

Tri ditë më parë, MASHTI ka publikuar një udhëzues për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë. Në këtë dokument janë ofruar detaje për metodat, mënyrën e format e vlerësimit dhe procedurat e vendosjes së notave në ditarin personal të mësimdhënësit.

Po ashtu, Ministria ka njoftuar se në muajin maj do të nxjerrin një vendim për mbajtjen e Testit të arritshmërisë dhe Provimit të Maturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img