MASHT reagon për rastin e 16 vjeçares në Drenas

Must Read

Ministria e Arsimit ka dënuar ashpër rastin e abuzimit seksual të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit.

“Ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje”.

“Prandaj, MAShT shpreh shqetësim dhe indinjatë në lidhje me këtë histori të dhembshme të një nxënësje të mitur, aq më tepër kur abuzimi me të ndodhë pikërisht nga ata që janë të thirrur të kujdesen për sigurinë e saj dhe të gjithë fëmijëve të Kosovës”.

Gjithashtu, kjo ministri ka përkrahur Drejtorinë  Komunale të Arsimit në Drenas për vendimin e marrë për suspendimin e mësimdhënësit dhe iu bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img