29,04,2024

Kamioni i mallrave me tabela të Serbisë qarkullon nëpër Ferizaj

Must Read

Një kamion transportues i mallrave  sot është parë në Ferizaj i cili si duket edhe pas taksës 100% po furnizon marketet në këtë qytet.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të tregtisë Endrit Shalës, mori vendim që ta ngritë taksën ndaj produkteve të Serbisë nga 10% sa ishte në 100%.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës, ngjalli reagime të ashpra në Serbi e nga Bashkimi Evropian, ku kërkuan heqjen e saj menjeherë, por përkundër presionit nga BE-ja,e kohëve të fundit edhe nga SHBA, Qeveria e Kosovës nuk u zbraps.

Por si duket kjo  nuk po pengo që  që mallrat serbe të futen në Kosovë.

Një kamion i tillë sot është parë në Ferizaj ,ku sipas deklaratave të qytetarëve ka sjellë  mallra në  ETC.

Nuk ka ndonjë informacion se  nga ka hyrë  në Kosovë ky kamion dhe a ka paguar taksat  100 % sipas vendimit të Qeverisë, por kjo ka revoltuar banorët e rrugës së Reçakut nga ka kaluar ky kamion.

Por pavarësisht asaj se a ka paguar apo jo taksat ky kamion  qytetarë janë ata të cilët  duhet të vendosin se çfarë mallrash blejnë e sidomos tani kur  tregu është i furnizuar me artikuj alternativ nga prodhimi vendor dhe shteteve tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img