Kosova pritet të mbyllet për 12 ditë, nga java e ardhshme.
Kjo u bë e ditur gjatë takimit që ka pasur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.
“Gastronomia dhe qendra tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është disktutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ende ndonjë vendim. Është diskutu që të mbyllen gastronomia, qendrat tregtare, shkollat, fitneset. Nesër pritet të merret vendimi”, tha Kllokoqi.
Tutje shtoi se i kanë kundërshtuar këto masa.
Kllokoqi, thotë se nuk përjashtohen protestat.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 777 raste të reja me COVID-19, nga 4.143 mostra të testuara.
Bazuar në këto shifra, nga numri i testimeve të kryera, 18 për qind kanë rezultuar pozitive.
Nga sëmundja janë shëruar edhe 566 pacientë ndërsa raste aktive janë 14.101.
Që prej 13 marsit 2020, e deri më 2 prill, 2021 Kosova ka regjistruar 92.975 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.906 pacientë kanë humbur jetën ndërsa 76.968 janë shëruar persona.
Më herët Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të shtunën se 856 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet rajonale të Kosovës.
Sipas njoftimit, 727 pacientë janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, ndërsa 129 persona janë të dyshuar, në pritje të rezultateve