23,12,2024

Martesat e paqëndrueshme me të rinjtë e Ballkanit

Must Read

Njerëzit e martuar nga Turqia ose Ballkani me një zvicerane apo zviceran betohen për dashuri të përjetshme. Por, jo gjithmonë premtimi i martesës mund të mbahet. Se një martesë prishet, ka më shumë gjasa për çiftet me prejardhje të ndryshme, siç tregohet nga hulumtuesit Gina Potarca dhe Laura Bernardi në një artikull në gazetën “Demos” të Zyrës Federale të Statistikave (FSO), përcjell albinfo.ch.

Sipas vlerësimit të probabilitetit se një martesë në mes të një zvicerani dhe zviceraneje qëndron edhe pas 20 vjetëve është 82 për qind.

Ndërsa martesat e përziera me një migrant ose një migrante probabiliteti është më shumë se 75 për qind.

Sipas llogaritjeve të studiuesve, shanset janë veçanërisht të vogla kur një zviceran apo zvicerane martohet me njerëzit nga Ballkani apo Turqia. Probabiliteti që një martesë e tillë të zgjasë pas 20 vjetëve është vetëm 28 për qind.

“Dallimet kulturore, por edhe papajtueshmëritë në jetën e tyre janë më të mëdha se sa në një martesë në mes të një zvicerani apo zvicerane me njerëz nga Evropa Jugore apo Evropa Perëndimore”. Është cituar nga “Neue Luzerner Zeitung” autori i studimit Potarca, përcjell albinfo.ch.

Sipas Potarca, presioni që familjet kishin në çift, ishte shumë më të forta në martesat e tilla.

Te çiftet të religjioneve të ndryshme presioni ishte aq i fortë dhe nuk kishte shënuar rënie me kalimin e kohës.

Një tjetër arsye, sipas studiuesve të Universitetit të Lozanës është që njerëzit nga Ballkani dhe Turqia janë integruar edhe qëndrojnë ekonomikisht më keq në krahasimin me njerëzit nga Evropa Jugore dhe Perëndimore.

Sipas llogaritjeve, probabiliteti që një migrant ose një migrante martohet me një zviceran apo zvicerane ka rënë dekadat e fundit.

Teza e studiuesve është rritja e popullsisë së huaj, përzgjedhja e personave të së njëjtës origjinë është më e madhe. Përveç kësaj, portalet online kanë lehtësuar kërkimin për personat e të njëjtës origjinë.

Megjithatë, studimi ka hasur në kritika të ashpra nga Klaus Heer.

“Se martesat me njerëzit nga Ballkani janë shumë të paqëndrueshme se të tjerët nuk është e besueshme, nëse jo në mënyrë indirekte, është edhe raciste“, thotë Heer.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img