29,04,2024

Marshojmë sepse ende nuk kemi arsye të festojmë.

Must Read

Arsyeja pse ne vendin tonë vazhdon të kujtohet Dita Ndërkombëtare e Gruas në këtë formë, është që jeta e vajzave dhe grave vazhdon të jetë e  pabarabartë me burrat, madje ne privohemi nga shumë të  drejta që garantohen me Ligj.

Në vendin tonë dhuna në familje mbetet ndër format më të shprehura të dhunës që prek gratë. Sipas statistikave mbi 68% e grave kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës në familje në Kosovë.

 Për më tepër, afer 70% e vajzave dhe grave kanë përjetuar ngacmim seksual në jetën e tyre, ne lagje, në rrugë, në shkollë, e sidomos ngacmime në vendin e punës që  vazhdojnë të jenë dukuri tejet shqetesuese, dhe arrijnë nivelin e kushtëzimit me punë.

Çdo ditë dëgjojmë zotime nga politikanët dhe përfaqësues të institucioneve që janë të angazhuar per t’i luftuar keto dukuri shumë shqetësuese, por realiteti fatkeqësisht është tjetër, ngacmimet seksuale janë përditshmëri, dhuna vazhdon, gratë dhe fëmijët janë pothuajse nën mëshirë të fatit.

Në anën tjetër, strehimoret në Kosovë më tepër u ngjajnë burgjeve se një vend rehabilitimi për viktima të dhunës, aty vendosen të pafajshmit-viktimat ndërsa fajtori rri në shtëpi dhe vazhdon të jetoj i lirë…

Nje problem tjeter…

 pjesëmarrja e grave ne vendimarrje ne Kosove konsiderohet shume e vogel ne krahasim me kerkesen e ligjit per barazi gjinore ne Kosovë.

 Pabarazi në punësime, afër 80% e grave në Kosovë janë të papuna, shifër alarmante për një shoqëri që pretendon të jetë pjesë e familjes europiane në të ardhmen e afërt.

Kritere dhe standarde të çuditshme në formularët e kompanive, kur kandidatet për punësim duhet te jene vajza apo gra, kerkohen foto,  mundesishte të jenë shumë të reja,  por me përvojë,  të pamartuara sepse pushimet e lehonisë nuk janë shumë të leverdishme…po arritën gratë  moshën e mesme të papuna, atyre veç ndonjë mrekulli u ndihmon!

Ballafaqohemi edhe me standarde te dyfishta ne paga, ne shume sektore publike dhe private grate paguhen më pak për të njëjtën pozitë punë!

 Prandaj, kërkojmë nga institucionet shtetërore që të krijojnë ambient të dinjitetshëm dhe meritor për gratë.Kërkojmë nga qytetarët që të mos qëndrojnë indiferent ndaj këtyre dukurive po së bashku të respektojmë të drejtat dhe barazinë gjinore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img