29,03,2024

Marrëveshje e paqes së përjetshme

Must Read

Dr. Sc. Salihe Salihu

Asnjë traktat apo Marrëveshje Paqeje nuk do të jetë e vlefshme kur ka një çështje/lëndë të rezervuar në heshtje për një luftë në të ardhmen

Në shumë procese në mirëmbajtjen e rendit paqësor është e domosdoshme ndihma e ndërkombëtarëve. Në veçanti ndërkombëtarët mund të kontribuojnë që të ruhet paqja nga pretendimet me interesa kontradiktore dhe konfliktuoze në mes shteteve. Një proces i këtillë tani është shfaqur nga aktualiteti i çështjes së Kosovës në të cilën kërkohet një koordinim ndërkombëtar për ta ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në këtë rajon. Ekziston arsye e fuqishme që të përqendrohemi se në çfarë sfondi duhet të vazhdohet ky proces për të realizuar arritjen e një marrëveshje paqësore.

Në këtë proces që është stërzgjatur tej mase tani janë aktivizuar ndërkombëtarët në dy pole me mision ndërmjetësues. Poli evropian dhe poli amerikan kanë ndezur motorët e tyre për të marrë përsipër zgjidhjen e konfliktit të ngrirë mes shteteve, Serbisë dhe Kosovës. Këto dy shtete sovrane janë mirë të njohura nga ndërkombëtarët, jo vetëm si shtete por edhe për të kaluarën e tyre të përgjakshme. Ndonëse lufta ka marrë fund problemet dhe mosmarrëveshjet e tyre po vazhdojnë të krijojnë situate luftënxitëse.

  1. Në të vërtetë, dihet se pretendimet e Serbisë janë armiqësore dhe kërkojnë shembjen e sovranitetit të Kosovës derisa kjo e fundit është në kërkim të një paqe të përjetshme. Po në çfarë premise mund të arrihet paqja e përjetshme. Pikërisht për paqe të përhershme ekziston edhe libri me titull Paqja e Përjetshme nga Immanuel Kant në të cilën për arritjen e paqes së përjetshme janë specifikuar tri parime të domosdoshme: kushtetutë civile/qytetare, ndalim i dhunës dhe liria e njeriut si qytetar I botës. Nga këto tri parime dy të parat, duke u rezervuar për të tretën, mund të shihen më konkretisht në momentumin për marrëveshjen e shumë pritur mes Serbisë dhe Kosovës.

Si mund të interpretohen dy parimet kantiane në rastin e Serbisë dhe Kosovës për të arritur një Marrëveshje me Paqe të Përjetshme?

  1. Në pikën e parë, kushtetutë civile/qytetare si kriter për paqe të përjetshme tingëllon qartë semantika e tij. Nga vetë definimi i parimit na bënë të kuptojmë se ky parim nënkupton që kushtetuta të ketë përmbajtje demokratike. Në këtë këndvështrim duhet shikuar modelimi i kushtetutës. Teksti I kushtetutës duhet të jetë si pikënisje për ecje përpara për ndryshimet thelbësore të cilat do të prodhojnë ligje dhe rregullore që do të jenë të justifikueshme për zbatim dhe do të kontribuojnë arritjen e Marrëveshjes.

Analizuar nga ky këndvështrim, rrjedhimisht del që kushtetutat e dy shteteve të jenë me tekst që frymon demokraci. Kushtetutat demokratike duhet të jenë të qarta dhe në mbështetje të normave ekzistuese ndërkombëtare që i mirëmbajnë relacionet mes dy shteteve dhe që garantojnë paq. Mbi këtë bazë bëhet formësimi dhe rregullimi i ligjeve të dy shteteve që do edukonte shtetasit e tyre që të mendojnë e veprojnë në frymë demokratike. Me fjalë të tjera, një modelim i kushtetutës demokratike prodhon veprime të bazuar në parime etike.

Në këtë drejtim ndërkombëtarë duhet të kërkojnë nga Serbia që ta ndryshon Kushtetutën e saj jo vetëm në lidhje me Kosovën por edhe për çështjen e minoritarëve që jetojnë atje. Në përgjithësi të drejtat e minoritarëve e në veçanti të minoritarëve shqiptarë të cilët janë skajshmërisht të diskriminuar. Nuk mund të ketë paqe në rajon kur shqiptarët atje nuk gëzojnë të drejta dhe keqtrajtohen nga regjimi serb. Mbetja e minoritarëve shqiptarë në Serbi jashtë agjendës për Marrëveshjen Paqësore është e ngjashme me mospërfshirjen e fatit të shqiptarëve të Kosovës në marrëveshjen e Dayton-it. Ky injorim i fatit të minoritarëve në Serbi do të jetë gabim i madh nga ana e ndërkombëtarëve. Por, ky gabim nuk duhet të lejohet të ndodhë pasi që do të prodhojë konsekuenca negative jo vetëm për minoritetin shqiptar në Serbi por pasojat do ti bartën në gjithë rajonin.

Sipas mësimeve nga gjashtë kriteret kantaniane është: ” Asnjë traktat apo marrëveshje paqeje nuk do të jetë e vlefshme kur ka çështje/lëndë të rezervuar në heshtje për një luftë në të ardhme

Në anën tjetër në Kushtetutën e Kosovës duhet të bëhen ca ndryshime që shteti Sovran i Kosovës të jetë funksional. Nuk mundet që për çështje vitale të shtetit të vendosin minoritarët, votat e 2/3 të minoritarëve, sepse në asnjë vend demokratikë nuk ekziston ky privilegj. Korrigjimi i këtij neni është i domosdoshme pasi që kjo është pengesë për funksionalizim shtetëror dhe efektivizim në procese zhvillimor. Në fakt, kjo formë e privilegjeve shndërrohet në hendek të rrezikshëm dhe bllokada zhvillimore për shtetin e Kosovës.

Pa rishikimin e këtyre dy Kushtetutave të shteteve respektive nuk mund të arrihet ndonjë frymëmarrje demokratike që do të prodhonte Marrëveshje Paqësore të Përjetshme. Nëse injorohen këto parakushte atëherë çdo herë do mbetet mundësi për infektime armiqësore të mëvonshme ndërmjet shteteve të cilat mund ta luhatin paqen. Prandaj, rishikimi i Kushtetutave të dy shteteve që pretendojnë të arrijnë paqe është i domosdoshëm dhe duhet që teksti i tyre të jetë i identifikuar me parimet e demokracisë e jo me ngulfatjen e tyre.

Në interpretim të parimit të dytë është ndalimi dhunës. Në rastin e Serbisë dhe Kosovës përdorimi i dhunës në mënyrë të hapur është ndërpre mirëpo a është kjo e mjaftueshme për ta arritur paqen e përjetshme. Mendoj që paqja e përhershme apo e përjetshme mund të arrihet kur të fshihet nga mendja çfarëdo pretendim apo ushqim që kanë ingredienca helmuese. Asnjëri shtet nuk duhet të prek sentimentin nacional apo t’a ushqen ndonjë ndjenjë që mund të nxisë dhe shkakton rikthim të kërcënimeve dhe dhunës. Edhe në këtë fushë duhet shtetet të zotohen se do ndjekin një diskurs paqësor ndaj njëra tjetrës në çdo fushë: politike, diplomatike, edukativo-arsimore, historike, sociale etj.

Nëse Marrëveshja do të shkruhet mbi parakushtet e lartshënuara atëherë mund të presim që pikat tjera të marrëveshjes do të pushonin pikërisht mbi sfondin e parimeve të lartë përmendur a që duhet të jenë parakusht për përafrim të këtyre shteteve drejt një Marrëveshje Paqësore të Përjetshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img